Pirlo i rikthehet futbollit në moshën 39-vjeçare? Zbulohet oferta

Ndonëse tanimë është 39 vjeç, Andrea Pirlo mund t’i kthehet futbollit të luajtur.

Një vit pasi legjenda e Italisë u tërhoq nga fushat e blerta një klub gjysmë-profesionist australian i ka bërë ofertë ish-mesfushorit.

Bëhet fjalë për Avondale FC, skuadër që ka arritur deri në çerekfinalet e FFA Cup. Pirlo po e merr në konsideratë ofertën, ndonëse pret edhe oferta më të mira.

Kujtojmë që Pirlo e la futbollin vitin e shkuar pasi luajti në SHBA me Nju-Jork Siti. Në total Pirlo ka fituar 6 tituj në Serinë, 2 Liga të Kampioneve dhe Botërorin e vitit 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet