Pikëpyetjet e mëdha për dasmën Mbretërore!

Foto 1 nga 6 Pas Para

Kensington Palace zbuloi më herët se Meghan Markle ka vendosur që të mos ketë një vajzë nderi që do ta shoqërojë atë, ashtu sikurse ishte motra e dukeshës Kate, Pippa Middelton që kujdesej për fustanin e saj gjatë parakalimit në pallatin mbretëror.

“Ajo ka një grup miqsh shumë të ngushtë dhe nuk donte të zgjidhte njërin apo tjetrin”, tha Jason Knauf, sekretar i komunikimit për princin Harry.

Aktualisht nuk dihet se cilët do të jenë shoqëruesit e Harry. Vëllai i tij më i madh, Princi William, do të jetë njeriu më i afërt pranë tij.

Njoftimi erdhi menjëherë pas lajmeve se i ati i Meghna, Thomas Markle, nuk do të ishte prezentë në ceremoninë e martesës, pasi do të kryente një operacion në zemër vetëm tre ditë para dasmës.

Aktualisht është e paqartë se kush  do të shoqërojë Meghanin në udhëtimin e saj  të shkurtër deri te princ Harry. Të gjitha këto mbeten për tu parë në ceremoninë që do të ndiqet nga e gjithë bota mesditen asditen e sotme.  Çfti do të martohet në mesditë në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor Castle, para se të udhëtojë nëpër qytet në një karrocë rreth orës 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet