Pikëllim për tragjedinë e tërmetit, Besa Kokëdhima lajmëron tërheqjen nga Kënga Magjike

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka lajmëruar tërheqjen nga Festivali Kënga Magjike 2019, duke theksuar se ndihet e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që humbën jetën nga tragjedia e tërmetit që goditi vendin.

“Unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sado për dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, thekson Besa në mesazhin e saj.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, deklaron këngëtarja e njohur në një status në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet