Pezullohet nga detyra nënkomisari, akuza për manipulim provash pas një…

Një specialist i Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, është pezulluar nga detyra. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga Ministria e Brendshme, nga detyra është pezulluar nënkomisari O. Gj., për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Njoftimi:
Strukturat e SHÇBA-së Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masën e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, të Specialistit të Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, n/komisarit O. Gj., për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve 3-mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti në datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.
Gjithashtu SHÇBA arrestoi punonjësin e Policisë Kufitare të Kakavijës, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet