
Nga Jak Gjergji (Mandrea)
Ishte janar 1950. Mirdita jetonte vitet me te veshtira te historise se saj. Lufte, vrasje, varferi dhe dimer te eger! E ne 10 perfaqesues te “Lulit -vocer” te Migjenit te Madh,ishim mbledhur ne qendren e Rreshenit,te strukur ne ndonje skut ku era nuk na kapte,duke pritur makinen qe do ten a conte ne Tirane,ne shkollen ushtarake.Ishim djem te zgjedhur nga Mirdita,personalisht nga Bardhok Biba,per te vazhduar studimet ushtarake.Vone ne mbremje ,erdhi nje makine e vjeter italiane e ngarkuar me dru,u sistemuam ne te,dhe u nisem per Tirane.Mberritem vone pas mesnate.
Ne mengjes para krevateve tane,qendronin skenderbegasit mirditore,duke qeshur me pamjet tona,(ata kishin ardhur 3 vjet para,te burreuar e te veshur bukur me uniformen e SKENDERBEGASIT).Kapter Nokja nga skrapari,si kryeprind per skenderbegasit,ukujdes qe te pajiseshim me uniformen e bukur…. Te nesermen ashtu i vetmuar po rrija ne klubin e shkolles,me afrohet nje djale vocrrak,simpatik,u prezantua: -Jam Suljeman Myftiu,nga elbasani,erdha dje,por kam edhe vellane ketu,quhet Petrit Myftiu,ka ardhur ne shtator te 1949.Nuk vonoi dhe ai po kerkonte te vellane,I shendrriten syte qe e gjeti dhe I tha: -Sa mire qe paske gjetur nje shok…
Ishte nje djale i shkurter dhe bukurosh.Uniforma e Skenderbegasit e zbukuronte akoma me shume.. Qe ne takimin e pare me impresionoi per mirsjelljen e tij…Fati e solli qe ne te ishim ne te njejten klase me Petritin…..Petriti ishte nje nga nxenesit exelent…Fotografia e tij nuk mungonte ne hyrjen e shkolles,ne mbremjet vjetore ishte te nxenesit e dalluar…Mbaroi per 1 vit,2 vite gjimnaz!! Ai ma beri me te lehte integrimin tim ne jeten shkollore.E kuptonte mire prejardhjen time,si femije jetim,I larguar nga shtepia. Ishte djali I Ali Myftiut,nje intelektual me peshe ne ate kohe.
Ishte mesuesi i mesueseve te Normales-Elbasanit.Nuk mund te ndodhte ndryshe ne vitin 1952.Se bashku me 2 nxenes te tjere(Petrit Hysi,Shezai Kasa) ju doli bursa per ne shkollen e larte te Marines Ushtarake ne Baku te Azerbajxhanit.Nje nga shkollat me prestigjioze te ish B.S. Fati e solli qe pas 1 viti 1953,te bashkohemi serish ne Baku,ne te njejten shkolle,ne te njejten dege.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe,ai edhe atje shkelqente…,duke u konsideruar nga studentet exelent ne ate shkolle shume kombeshe.I shkelqyer ne mesime(mbaroi me medalje Ari,me te gjitha provimet per 5 vjet me pesa). Ai beri edhe rrolin e Pedagogut(ishte vetem 18-19 vjec),duke ju dhene mesim plotesues kursanteve shqiptar me arsim te pamjaftueshem. Ishte I gjithanshem!Luante mjaft mire futboll,Teknik,inteligjent,bente pjese ne 11-in e fakultetit,shume kembengules! E njihnin dhe admironin ne cdo stadium.Frekuentonte teatrin,operen,kinemate,I binte pianos etj..Besoj ishte ng ate vetmit,qe me parate e burses,bleu 12 “Temat e Enciklopedise se Madhe Ruse”!Me kete bagazh kulturor shkencor,zoteronte mjaft mire gjuhen ruse.Me mbarimin e shkolles qe e mbaroi me medalje Ari,emri I tij u gdhend me shkronja Ari,ne tabelen prej mermeri ne hyrjen e Koprusit Mesimor.
Me kthimin ne Shqiperi u gradua me graden me te larte:Toger I F.L.D. Ne 1957 mori pjese ne cminimin e Kanalit te Korfuzit,ku anijet shqiptare(dy Draganina) me ato greke bene cminimin e tij.Anijet tona treguan supremaci ndaj atyre greke.Petriti shkelqeu ne perdorimin e mjeteve navigacionale,ne percaktimin e sakte te vendodhjes se minave. Ne fund te vitit 1957,ai u inkuadrua ne Organiken e Brigades se Nendeteseve,si zevendeskomandant I nendeteses,ku ne shkollen e instruksionit per pregatitjen e kuadrove dhe marinareve per sherbim ne nendetese,per 6 muaj,moren kualifikimin e nevojshem.Petriti jo vetem pervetesoi shkelqyeshem programin por si gjithmone duke bere rrolin e pedagogut dhe perkthyesit.
Ne vitin 1958,mori pjese ne lundrimin e gjate dhe te veshtire nga Kalinigrad ne Gjirin e Vlores,per marrjen e nendeteseve dhe bazes lundruese. Petriti ne moshen 23 vjecare,ne vitin 1959 u emerua Komandanti me I ri,I pare ne nendetese me ekuipazh shqiptar. Edhe mua me buzeqeshi fati prape bashke,ne nendetese,si zevendeskomandant I ND 3.Benim lundrime intensive:mbi uje-nen uje,bashke me nje pjese te ekuipazhit sovjetik.Kur mbaruam programin e plote,ju nenshtruam Lundrimit Provim,per te mare ne dore nendeteset nga ekuipazhi. Lundrim plot ngarkese e tension. Kontrrolin e udhehiqte Admiral Egorev! Nje nenujes I kalibrit te larte,me kerkesa maximale profesionale.Pas nje lundrimi te gjate,e plote ngarkese,kthimi ne baze.
Urime,shtrengime duresh,kenaqesi. -Ekuipazhi shqiptar dhe kuadri drejtues I saj ,jane plotesisht te afte te drejtojne ND. Po cfare ndodhi ne analizen perfundimtare? Ne te mori pjese edhe keshilltari I mbrojtjes Beqir Balluku,Admiral Zabgrebnji,nje burre I gjate me gjoksin plot me dekorata dhe teper serioz dhe fytyre vrenjtur.Kjo qe e papritura!Mjafoi ndonje verejtje e vogel e ndonje anetari shtabi sovjetik dhe ai shpertheu: Si mund te quhet e marre detyra? Analiza mori nje tjeter drejtim.Atmosfera u acarua.Sic duket dicka e madhe kishte ndodhur!Por komandanti sovjetik I nendeteses,kapiteni I rangut te 2,nenkolonel Igor Kamarov insistoi : Ekuipazhi I oficereve marinare shqiptare,eshte I pregatitur,e ne disa raste me te pregatitur se marinaret tane.Ne kete moment Petriti kerkoi leje tef lase… -Kush je ti?Ju drejtua Admirali me nervozizem! -Jam Komandant I ND 3-Shqiptar! -Cfare do? -Kur do te mbaroje te qenurit nxenes? Cdo gje u permbys..Petriti guxoi,si dhe mund ta pesonte si antisovjetik.U pa se dicka e madhe po ndodhte…Termet,epiqendra do te jete tek ne..Ashtu ndodhi. Petritin e thirren Drejtues te Ministrise se Mbrojtjes.
Ne shoket e afert te punes ishim plot tension.Por asgje nuk ndodhi,Petritin e keshilluan te beje kujdes.Ne fituam me Komandant Petrit Myftiun,morrem nendetesen ne dorezim,ku defakto u be prene e Shqiperise! Baza e Pashalimanit,ishte fillimi dhe epiqendra e krizes ne mardheniet Shqiptaro-Sovjetike.4 Nendeteset mbeten prone e Shtetit Shqiptar! Ndersa sovjetiket me 8 nendetese dhe bazen lundruese u larguan nga Pashalimani.4 Nendeteset e mbetur u komanduan e drejtuan plotesisht nga ekuipazhe shqipetare.Pas kesaj e nje kontrolli teresor e te imtsishem qe ju be filluan stervitjet intensive.Per here te pare ne historine e saj shqiperia ka ne ushtrine e saj Nendetese te drejtuara totalisht nga djem te rinj shqipetare.Per kohen ato ishin mjete lundruese luftarake modern e te paisura me teknologji te kohes. Komandantet e pare te tyre ishin djelmosha 23-25 vjecar,Petrit Myftiu,Aleko Pojani,Shezai Kasa,Skender Doci,Jak Gjergji(Mandrea),etj, e inxhinieret e talentuar si Safet Hysi,Asti Popa,Korab Mejdani,Kujtim Peci,Luan Cukalla,Valter Mero,Skender Manjani etj.
Ne Nendetese sherbyen si detare ne sherbimin e detyruar ustarak te kohes(4 vjet e me pas 3 vjet)me dhjetra djem te rinj nga ate gjitha krahinat e qytetet e Shqiperise ku u ben mjeshtra te vertete si Jani Samara,Kristaq Tenecexhiu,Stefan Gjoni,Katriot Karamuca,Dalip Greca,Pajtim Selmani etj.Ne nendetese sherbenin djem te pergatitur,me karakter e fizik te forte sepse ajo arme s’pranonte njerez te dobet. Petriti e shoket e tij qe sherbyen ne ato nendetese e konsideruan gjithmone shkollen me te madhe profesionalisht e per jeten e afte ten a beje te gjitheve Ne drejtues profesionalisht e njerezisht per vite me rralle. Duke bere Petritin e te gjitheve Ne qe sherbyem aty krenare per cdhame,arritem e lame ne Bazen e Nendeteseve te Pashalimanit,kjo periudhe sherbimi mbetet nga me te lavdishmet per jetet tona. Per talentin,aftesite perkushtimin,inteligjencen,Petrit Myftiu ka nje vend te vecante,historik qe haset e perseritet rralle.
Mesazhi Im shkon per Presidencen, Qeverine, Ushtrine e po ashtu per mjetet e informimit qe ti jepet vendi I duhur e ti njihen meritat e vecanta personaliteteve e figurave si ajo e Petrit Myftiut. Humbem nje shok,mik,bashkepunetor me ikjen e Petritit. Nje pjese e historise te atij brezi te paharruar nenujsish u largua me te duke na lene nje boshllik ne shpirt e kujtimet e asaj jete aq intensive e aktive. Të paharruar shoket e mi nenujsa qe sjane me me te cilet u bashkua dhe Petriti. Lundrofshi ne ujra te qeta ne Parajsen që Ju takon… Te prehesh ne paqe miku im Petrit Myftiu.
Autori ka qenë Komandant Nëndetseje në vitet 1966-1974.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply