Persona të panjohur i uzurpojnë tokën biznesmenit libanez Fadd Mitri te Gjiri i Lalzit

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Një grup personash, që akoma nuk janë identifikuar kanë uzurpuar pronën e biznesmenit libanez Faad Mitri në vendin e quajtur Gjiri i Lalzit.

Raportohet se personat e panjohur kanë hyrë me dhunë në pronën e biznesmenit, kanë ushtruar dhunë ndaj rojës dhe kanë vendosur edhe një gardh të improvizuar. Ngjarja nuk u raportua çuditërisht publikisht nga policia. Faad Mitri ka qenë duke ndërtuar një resort turistik te Gjiri i Lalzit, por se pas dhunës dhe presioneve nga shumë persona, u detyrua të largohet nga vendi ynë. Madje ai u largua edhe me barelë nga Rinasi. Toka e Mitrit pretendohet nga shumë pronarë.

/D.Xh/