Persona të armatosur tentojnë të grabisin shtëpinë e Elton Çiços, i vrarë në maj të 2016

Publikuar më 17. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Persona të armatosur kanë tentuar të grabisin shtëpinë e Elton Çiços, në lagjen “Blloku i ri” në Tepelenë. Çiço është vrarë në një lokal në Tiranë, në maj të vitit 2016. Në shtëpinë ku është kryer grabitja banojnë prindërit e Çiços, ndërsa fqinjët bëjnë të ditur se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Policia po kryen kontrolle banesash si dhe kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme. Dyshohet se pjesë e ngjarjes të jenë rivalet e tij kriminal.

Banesa e Elton Çiçës është grabitur disa vite më parë ku u morën një shumë parash si dhe u dhunuan
prindërit e tij. Besohet se kjo grabitje solli një zinxhir vrasjesh në kryeqytet, deri në ekzekutimin e Çiços pranë ish-bllokut nga Jani Aliaj dhe Renato Milloshi në 1 maj të një viti më parë.