×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përshpejtim i jetës dhe teknologjia

Ballsor Hoxha

Të gjitha protestat dhe revolucionet, prej Pranverës Arabe e deri tek protestat në Kili e Hong Kong, që po ndodhin në botë kanë filluar që të brengosin njerëzimin. Njeriu ka nevojë sot të jetë i barabartë. Të shoh një siguri dhe një qëndrueshmëri të vetes së tij. Të mos gjej përfundimin e jetës së tij në një rutinë pabarazie e cila i shkakton atij ankth të ekzistenciales.

Ka disa dekada që jeta është përshpejtuar aq shumë sa që njerëzit ndjehen të humbur. Njerëzit kanë filluar të ndjehen të lodhur dhe të mbetur jashtë lojës së teknologjisë. Të gjitha aplikacioneve, rrjeteve, përdorimeve dhe të “botërave” të sofistikuara. Informacioni rrjedh dhe buron nga çdo njeri dhe nga çdo skutë. Jeta është përshpejtuar aq shumë sa që je në ankth konstant që të gjesh një fije të lidhjes së informacionit. Ajo që ka ndodhur është se njeriu ka mbetur ne pragun e një kalimi gjigant të njerëzimit nga një botë në një botë tjetër. Është hapur porta e kalkulimeve të pafundme të çdo gjëje, prej grimasave të fytyrës përmes aplikacioneve, qarkullimit të gjakut dhe të ardhmërisë.

Njeriu është pre e dëshirës së tij për të kapur jetën në të gjitha fushat dhe në këtë kalim të mileniumeve. Ai ka mbetur peng i forcës së njerëzimit e cila po kërkon të shpjegoj secilën të metë të tij. Dhe aq më shumë që po kërkon që të gjejë rrugëdalje nga kriza e ankthshme e tij për të qenë i barabartë dhe i afërt me njëri tjetrin.

Ajo që po e shtyn njeriun në ankth është pamundësia për të qenë në rrjedha me njëri tjetrin. Gjë që ka shkaktuar shkallë më të lartën ndonjëherë të të ndjerit i huaj dhe të vetmisë së njeriut. Në këngën “Fustani” trajtohet marrëdhënia e interpretueses dhe fustanit si marrëdhënie e stërkequr dhe e devijuar. Jo më si banalizim, por edhe si vetmi e skajshme e cila nuk arrin të përmbushet nga jeta e vërtetë.

Nga këtu është e pohueshme se marrëdhënia e njeriut me jetën e tij dhe me njëri tjetrin ka eskaluar në distancim të njërit me tjetrin dhe me shfuqizim të të prekshmes ndaj të konsumuarës.

Sigurisht, e tërë teknologjia sot jepet si konsum. Konsum i cili as nuk mundëson kalimin e ankthit dhe as gjetjen e një zgjidhjeje të pragut të hapur të mileniumit të ri. Konsumi është edhe kanalizimi i të njëjtës e cila konsumohet nga masat e gjera. Teknologjia edhe pse e merituar në shumë sfera të jetës, si informacion, mjekësi e shëndet, në të vërtetë e plasuar si konsum më shumë po e shtyn njeriun drejt ankthit. Teknologjia informative e cila nuk arrin të shqitet nga konsumi dhe mbetet pre e dëshirave të njeriut, krijon ankth të nevojës për të përjetuar, kështu njeriu duke mbetur i paarrirë.

E filluam me protestat globale, gjë që tregon për një masë pakënaqësie në të njëjtën kohë të zhvillimeve teknologjike. Ky është momenti kur njerëzimi ka filluar të kap dallimin e krijuar nga zhvillimet dhe inovacionet e teknologjisë informative. Ky është momenti kur njerëzimi po vetëdijesohet për një jetë më dinjitoze. Për një jetë më të kapshme dhe më të qartë të veprimit të tij në raport me zhvillimet e teknologjisë, që në fund të fundit vazhdimisht krijojnë nevojë për siguri më të lartë dhe për sakrifikim të lirisë së njeriut. /RTK/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë

Kosova dhe Rama!

Kosova dhe Rama!

Publikuar më 06.07.2020
Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si ask...

Alban Daci Jemi një popull, që kemi ditur të luftojmë si askush për Atdhe, të vdesim për Atdhe, por nuk kemi ditur kurrë të negociojmë për pushtet dhe për marrëveshje ndërkombëtare. Të gjithë ish republikat jugosllave, disa edhe me shumicë sllave, sot janë të pavarura e formalisht kanë edhe marrëdhënie diplomatike me Serbinë. Kosova, territori […]

Lexo më shumë

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta!

Publikuar më 04.07.2020
Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krij...

Alban Daci Demokracia nuk është mekanizmi që njihet dhe krijohet vetëm për të krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato. Baza e demokracisë fillon që tek zgjedhjet parlamentare (kjo në rastin e republikave parlamentare). Nëse zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i përbërjes së parlamentit është për pasojë antidemokratik dhe respektimi […]

Lexo më shumë

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Politika shqiptare është një klasë e madhe me ngelsa!

Publikuar më 03.07.2020
Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, p...

Alban Daci E kuptoni se ka 30 vjet që persona që nga hiçi, prej hiçit po shkojnë drejtë gjithçkaje pa pasur asnjë merite sociale apo intelektuale. Këta hiça që sot posedojnë gjithçka janë pasuruar dhe janë kthyer elitë sociale përmes angazhimit politik duke abuzuar me detyrën dhe me përfaqësimin që ju kanë besuar qytetarët përmes […]

Lexo më shumë

Winston Churchill i Ballkanit?

Winston Churchill i Ballkanit?

Publikuar më 03.07.2020
Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa ...

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar? Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i […]

Lexo më shumë

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Publikuar më 03.07.2020
Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajs...

Nga: Mirela Karabina Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar. E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore […]

Lexo më shumë

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Të varfërit në lagjen më të pasur të Tiranës

Publikuar më 02.07.2020
Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perim...

Silvana Begaj A ju kam folur ndonjëherë për shitësen e perimeve ku pija kafen e mëngjesit? Vinte çdo ditë nga një fshat i Tiranës dhe sillte perime. Në të ftohtë dhe në diell, ajo nuk lëvizte derisa të shiste çdo gjë. Çdo gjë bio dhe me çmim qesharak. Qeshte shumë rrallë. Shikonte majtas-djathtas se mos […]

Lexo më shumë