×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përsëri numër i lartë vdekjesh nga COVID-19/ Sot 13 persona kanë ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 737 persona, një shifër kjo disi më e ulët se ditën e djeshme, kur u konfirmuan pozitive 836 raste. 

Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 13 qytetarë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 685. Ndërsa numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 32.196.

Në këto 24 orë janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Kufizoni kontaktet përtej atyre familjare dhe shmangni deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 737

Të shëruar ne 24 orë 414

Të shtruar në spitale 443

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764

Raste pozitive 32.196

Raste të shëruara 15.469

Raste Aktive 16.042

Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Plas sherri në Kolonjë, 41-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal rreh një person dhe më pas kundërshton me dhunë policin

Plas sherri në Kolonjë, 41-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal rreh një person dhe më pas kundërshton me dhunë policin

Publikuar më 11.04.2021
Një person është arrestuar në Kolonjë dhe një tjetër është p...

Një person është arrestuar në Kolonjë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri dhe kundërshtimit të efektivëve të policisë. I arrestuari është O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit, në […]

Lexo më shumë

Zjarr në garazhin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në garazhin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Publikuar më 11.04.2021
Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka rënë zjarr në garazh...

Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka rënë zjarr në garazhin e një pallati. Sipas informacioneve të para nga uniformat blu, behet e ditur se rreth 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhin e një pallati. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe […]

Lexo më shumë

Humb kontrollin dhe del nga rruga, shkrumbohet automjeti në aksin Cërrik-Gramsh

Humb kontrollin dhe del nga rruga, shkrumbohet automjeti në aksin Cërrik-Gramsh

Publikuar më 10.04.2021
Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aks...

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Cerrik-Gramsh pranë digës së liqenit. Automjeti më pas ka marrë flakë duke u djegur totalisht. Zjarrfikëset e Gramshit dhe të Cerrikut kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur po ashtu ambulanca dhe policia. Fatmirësisht personat që […]

Lexo më shumë

Po afron dita! Ushtarët amerikanë zbarkojnë në Shqipëri (Foto)

Po afron dita! Ushtarët amerikanë zbarkojnë në Shqipëri (Foto)

Publikuar më 10.04.2021
Në Tiranë kanë zbarkuar forcat e ushtrisë amerikane. Ata vij...

Në Tiranë kanë zbarkuar forcat e ushtrisë amerikane. Ata vijnë si pjesë e stërvitjes së Aleancës së Atlantikut Verior për stërvitjen e ‘Defender 21. Ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë publikuar një foto ku shfaqet ambasadorja Kim dhe ushtarët amerikanë, të cilët do të kryejnë trajnime për Forcat e […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Nga Ekuadori në Durrës, policia jep informacion: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, arrestohen dy administratorët e firmës pritëse

VIDEO/ Nga Ekuadori në Durrës, policia jep informacion: Në konteiner u kapën 143 kg kokainë, arrestohen dy administratorët e firmës pritëse

Publikuar më 10.04.2021
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacioni...

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar ‘’El Mejor’’ në portin e Durrësit. Sipas Policisë, janë kapur ekzaktësisht 143 kg kokainë teksa konteineri ku ishin fshehur ishte nisur nga Ekuadori, porti Guayaquil, në Itali tranzit nëpërmjet portit Gioia Tauro  dhe përfundimisht në Durrës teksa destinacionin final kishte Kombinatin. Po ashtu bëhet […]

Lexo më shumë

VRASJA E QENVE/ Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestë te Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

VRASJA E QENVE/ Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestë te Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

Publikuar më 10.04.2021
Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan sot te Agjencia...

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan sot te Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të saj për t’i dhënë fund masakrës me qentë e rrugës. Ashtu si në shkresën e drejtuar një ditë më parë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë mbylljen e klinikës veterinare të […]

Lexo më shumë

”El Mejor”, fotoja e Escobar shfaqet në një nga pakot me kokainë të sekuestruara në konteinerin në Durrës

”El Mejor”, fotoja e Escobar shfaqet në një nga pakot me kokainë të sekuestruara në konteinerin në Durrës

Publikuar më 10.04.2021
Kokaina e kapur në portin e Durrësit, e cila vinte me kontej...

Kokaina e kapur në portin e Durrësit, e cila vinte me kontejner nga Ekuadori ishte e ambalazhuar me foton e trafikantit më të madh të drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar dhe mbi të shkruhej “El Mejro”, që në shqip do të thotë “Më i miri”. Pavarësisht se ka vdekur prej kohësh, lideri më i famshëm […]

Lexo më shumë

Shifrat e COVID-19 në vend/ 286 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Shifrat e COVID-19 në vend/ 286 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Publikuar më 10.04.2021
Ministria e Shëndetësisë: 2966 testime, 543 të shëruar, 286 ...

Ministria e Shëndetësisë: 2966 testime, 543 të shëruar, 286 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë […]

Lexo më shumë