Përse Nobel 2019 kundërshton veten!

Nga MSc. Nidela Hoxha

Po e nis me disa informacione kryesore mbi çmimet Nobel, duke qenë se flitet aq shumë e dihet aq pak. Çmimet Nobel, janë krijuar që në 1901 kur pas vdekjes së shpikësit, sipërmarrësit, biznesmenit, shkencëtarit dhe shkrimtarit Alfred Nobel, pasuria e tij ishte përafërsisht rreth 265 milion dollar (vlerësuar me dollar sot) u la trashëgimi me qëllim dhënien e vlerësimeve për meshkuj dhe femra që kanë dhënë kontribut të vlefshëm dhe arritje të shkëlqyera (e përshkruar si puna më e mirë në aspektin ideal) në fusha të ndryshme të jetës si fizike, kimi, fiziologji, mjekësi, letërsi dhe kontribut për “Paqen në botë”, ky çmim jepet çdo vit nga kjo akademi. Aktualisht akademia e çmimeve Nobel është një ndër akademitë vlerësuese më të rëndësishme dhe të njohura në botë.

Njëkohësisht dhe ndër më të diskutuarat, duke qenë se ka pasur skandalet dhe dështimet e saj në dhënien e çmimeve personave jo më të spikatur, ashtu siç ka qenë dhe qëllimi kryesor i Nobelit në vetvete. Jo vetëm kaq por në historinë e saj akademia Nobel ka treguar problemë përsa i përket vlerësimeve të drejta dhe është dukur moskoherente me qëllimin e saj fillestar. Pikërisht këtu nis dhe polemika! Sa e drejtë dhe logjike tingëllon, që një individ që ka shpikur lëndët eksplozive të jap një çmim për Paqen? Ironike ose jo, ky është mendimi i parë që kam pasur sapo jam njohur herët me domethënien e këtyre çmimeve.

Natyrisht ishte një mendim naiv nga një nxënëse që ishte e interesuar për letërsinë, po sot mendoj që natyrshëm më erdhi në mendje, teksa interesohem se cili shkrimtar e fitoi këtë vit Nobelin për letërsi. Si studiuese letërsie dhe si një individ që e ka përzemër fort  këtë fushë, s’mund ta kaloja pa vëmendje gjithë çudinë dhe habinë që mora kur lexoj përshkrimin e shkrimtarit (fatkeqësisht ose fatmirësisht të panjohur deri më sot mua) që fitoi çmimin Nobel për letërsi. Ky çmim i akordohet shkrimtarit Petër Handke me moti motivacion: “për një punë ndikuese e cila me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”. Më tej kërkoj informacion mbi këtë shkrimtar dhe ajo çfarë gjej dhe po ziejnë nga vala e diskutimit sot, janë deklaratat e tij dhe miqësia e tij me një ndër diktatorët më të egër të Ballkanit. Hugo hamilton, autor irlandez, do të shkruante për The Guardian në lidhje me Polemiken e çmimit nobel akorduar Peter Handkes’’

“It was a shock to see him taking up the cause of the Serbian war criminal Slobodan Milošević, going so far as to attend his trial in the Hague and later, his funeral. Perhaps it can be vaguely explained, if not forgiven, as part of Handke’s need to be awkward and wrong, that artistic impulse to uncover the hornet’s nest and get stung himself. How will his fellow citizens in Austria view their latest controversial laureate, I wonder. When his compatriot Elfriede Jelinek won the prize some years ago, the Vienna tabloids blazed their fury and called her a Nestbeschmutzerin or “soiler of her own nest.” Will they do the same to Handke’’

Ndër frazat që më bëri përshtypje ne motivacioni e akordimit të çmimit, ishte, … “dhe zgjuarsia gjuhësore” që mesa duket për ironi, shkrimtari e ka treguar edhe duke deklaruar miqësinë dhe përkrahjen e tij për ish diktatorin serb, Slobodan Miloshevic. Çmimi për letërsi i jepet një shkrimtari që promovon në mënyrë indirekte ose jo një figurë diktatoriale , përkrah hapur një diktator qe ka kryer krime monstruoze (te faktuara) kundra njerëzimit dhe njëkohësisht po kjo akademi, të nesërmen ironikisht jep çmimin e Paqes.

A nuk tingëllon kjo qesharake dhe aspak serioze për një akademi çmimesh të një kalibri botëror?!

Është njësoj sikur t’i akordoje një çmim të rëndësishëm (qofte dhe në letërsi) një përkrahësi të hapur dhe mikut të Adolf Hitlerit. Mendoj që s’do guxonin ta bënte një gjë të tillë. Madje në shtetin gjerman arrin deri aty sa gjithçka që ka të bëjë me çështje e nazizmit dhe epokës se erret diktatoriale janë tabu. Gjithashtu dhe për përdorim frazash të caktuara që kanë lidhje me nazizmin ka dhe dënime përkatëse. Gjithçka e rregulluar deri në detaje me ligj. Gjatë kohës se studimit të kursit të gjuhës gjermane, i kam bërë një pyetje njërit nga pedagogëve, se a ishte botuar libri i Hitlerit, i cili në Shqipëri ishte përkthyer dhe kthyer tashmë gati në “Best seller” (disa vjet me pare).

Dhe përgjigja e saj ishte, ashtu gati e tmerruar dhe e frikësuar, e çuditur që si guxova, ndoshta e fyer dhe e ndjerë deri diku në faj ishte, – Të lutem mos më pyet dhe mos e përmend më. Ishte e traumatizuar nga guximi i pyetjes që i bëra. Padashje dhe naivisht kisha prekur një ‚tabu‘. Por sa guxim duhet që të vlerësosh një figurë kontraverse qoftë dhe në letërsi?! Kjo mos koherencë dhe alogjike e pastër brenda akademisë Nobel, në dhënien e çmimit këtë vit, me luhat besimin se sa i drejtë është vlerësimi i këtyre çmimeve dhe me sa seriozitet dhe profesionalizëm realizohet procesi vlerësues brenda atyre mureve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet