×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përse duhet të shqetësohemi për zgjedhjet në universitete?

Nga Agred Tafaj

Që në krye të herës e kam shprehur dhe po e rishpreh shqetësimin tim të thellë për zgjedhjet në Universitetin  e Tiranës, e mesa duket një situatë e këtillë qenkësh e pranishme edhe ne universitetet e tjera.

Dy vite më parë ne studentët shpërthyem në një protestë të fuqishme ku në një mënyrë ose në një tjetër, thelbi i shqetësimit ishte ligji, autonomia universitare dhe liria akademike. Për hir të së vërtetës mbështetja e profesoratit ishte mjaft e dobët, drejtues të fakulteteve dhe të universitetit na qëndruan mjaft larg, ndërhyrja e pushtetit dhe e partive politike në mënyra nga më të ndryshmet çoi si fillim në zbehjen e saj duke avancuar gjer shuarjen e lëvizjes. Sot, fushata zgjedhore në universitet paraqet shumëllojshmëri problematikash, pafund kolorite, çdo lloj fryrje e shfryrje të mundshme por në asnjë moment nuk kemi hasjen e  debateve për forcimin e autonomisë universitare, lirisë akademike, parashtrimit të ideve të reja për t’i bërë universitetet tona më konkurrente në fushën e tregut të dijes, punës, kërkimit shkencor dhe funksionimit demokratik.

Për çfarë po shqetësohen më shumë kandidatët? Për çfarë po shqetësohen më shumë ata që nuk duan ti njohin zgjedhjet?

Për fat të keq shihen qartë simptomat e sëmundjeve të zgjedhjeve politike. Palët në këto zgjedhje janë ndarë në pro dhe kundër, janë kundërshtarë të njëri-tjetrit por ku është kundërshtia e tyre? Thelbi i kundërshtisë së tyre nuk qëndron në dallimin e rrugëve për forcimin, zhvillimin e funksionimin më cilësor të universitetit në dobi të dijes dhe të edukimit të studentëve. Debati i tyre është: “janë apo nuk janë zgjedhjet të ligjshme, duhet të marrim pjesë ose jo në zgjedhje, ka të drejtë rektori apo senati?”

Nëse i analizojmë këto do të konstatojmë se thelbi i debatit është boshllëku dhe interesat meskine. Kush është në gjendje të thotë se palët kundërshtare në këtë proces kanë në themel të debatit, interesin publik dhe atë kombëtar?

Dihet tashmë dëmi i madh që i është shkaktuar funksionimit të universitetit tonë nga beteja e pafrytshme në mes organit të zgjedhur dhe organit të emëruar ku gjatë gjithë periudhës kanë akuzuar njëri-tjetrin, kanë bërë kallëzime penale, duke frenuar funksionimin normal/administrativ, e duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në efikasitetin e punës së organeve drejtuese. Askush nuk beson se prapa kësaj lufte shterpë nuk  qëndrojnë interesat politike. Në të kundërt ne do kishim parë në horizont konturet e kauzave të mbrojtjes së interesave themelore akademike, publike, që sjellin përmirësimin cilësor të trajtimit të studentëve si objekt e subjekt të përfitimit në proces.

Jam përfshirë në garën për anëtar senati me qëllimin e vetëm që interesat themelore të studentëve ti parashtroj në tavolinën e senatit dhe të përballem me çdo  anëtar të këtij senati, me çdo lojë të pandershme e qëndrim meskin që dëmton interesin publik dhe studentor. Është mëse e qartë panevojshmëria e “luftërave” të kota, që nuk i shërbejnë askujt dhe po aq e qartë dëshira dhe persistenca për të qenë krah studentëve dhe një zë i fuqishëm i tyre. Një zë që do dëgjohet, një zë që do ketë potencë!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mori zyrtarisht detyrën, Evis Kushi betohet përpara Metës dhe Kushtetutës

Mori zyrtarisht detyrën, Evis Kushi betohet përpara Metës dhe Kushtetutës

Publikuar më 24.09.2020
Evis Kushi, ministrja e re Arsimit u betua përpara president...

Evis Kushi, ministrja e re Arsimit u betua përpara presidentit Meta, pas 104 votave të marra në Kuvend për të nisur detyrën e re. Betimi para kreut të shtetit, ka qenë vetë ministrja e cila e ka bërë publike në rrjetet sociale. Kushi shkruan se detyra që ka marrë e ngarkon me përgjegjësi të lartë, […]

Lexo më shumë

Ministrja e re e Arsimit merr zyrtarisht detyrën, si votoi Kuvendi

Ministrja e re e Arsimit merr zyrtarisht detyrën, si votoi Kuvendi

Publikuar më 24.09.2020
Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim u emërua Evis Kushi...

Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim u emërua Evis Kushi si ministre e Arsimit dhe Sportit në seancën plenare të kësaj të enjte. Ndërkohë votat për shkarkimin e Besa Shahinit ishin 106 pro, 3 kundër dhe 2 abstenim. Në këtë mënyrë, zyrtarisht Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit […]

Lexo më shumë

“Zero lekë për studime shkencore, 80 mln për detergjentë”, studentët e Ekonomikut në protestë

“Zero lekë për studime shkencore, 80 mln për detergjentë”, studentët e Ekonomikut në protestë

Publikuar më 24.09.2020
Studentët e Ekonomikut ngrihen në protestë, kërkojnë përgjys...

Studentët e Ekonomikut ngrihen në protestë, kërkojnë përgjysmim të tarifave. Ata thonë për “Shekulli”-n se i kanë lënë kohë deri në datën 30 shtator institucioneve që të reagojnë Enida Vërça Studentët e Ekonomikut, u ngritën në protestë paraditen e kësaj të enjte për përgjysmimi të tarifave në nivelin “Master” dhe për të rishikuar në vijmë […]

Lexo më shumë

Nisja e vitit akademik ende pa një datë, zhvillimi i mësimit në varësi të epidemisë

Nisja e vitit akademik ende pa një datë, zhvillimi i mësimit në varësi të epidemisë

Publikuar më 23.09.2020
Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një dat...

Viti i ri akademik fillon në nëntor, por ende nuk ka një datë të përcaktuar dhe as vendim për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë. Universiteti i Tiranës, i cili ka numrin më të madh të studentëve dhe stafit akademik, ka planifikuar që leksionet të zhvillohen online, ndërsa seminaret dhe laboratorët […]

Lexo më shumë

Qeveria mbyll shkollën e akuzuar nga Erdogan si e financuar nga gulenistët

Qeveria mbyll shkollën e akuzuar nga Erdogan si e financuar nga gulenistët

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria shqiptare zyrtarizoi tri ditë më parë mbylljen e “ME...

Qeveria shqiptare zyrtarizoi tri ditë më parë mbylljen e “MEMORIAL INTERNATIONAL SCHOOL OF TIRANA (MIST)”, njërën prej shkollave të rrjetit arsimor, që është akuzuar nga presidenti turk Erdogan si e lidhur me organizatën FETO, të cilën Ankaraja zyrtare e ka shpallur terroriste. MIST ishte pjesë e rrjetit me 12 shkolla, në disa qytete të Shqipërisë, […]

Lexo më shumë

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Publikuar më 16.09.2020
Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezu...

Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Në tre shkolla publike dhe një private në Fier ka aktualisht raste me COVID-19. Bëhet fjalë për shkollat “Naim Frashëri’’, “Jakov Xoxa’’ dhe “Penellopi Piro’’ E njëjta situatë dhe në një shkollë private. Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 […]

Lexo më shumë

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Publikuar më 15.09.2020
Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, i...

Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, institucionet arsimore në Ersekë kanë mbyllur dyert. Raportohet se dyshohet për 12 mësues të prekur me virus, të cilët kanë patur kontakt me sanitaren e cila ka rezultuar e prekur me Covid-19. Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. […]

Lexo më shumë

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Publikuar më 15.09.2020
Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për...

Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me detyrën e re. Në një mesazh në ‘Facebook’ Kushi teksa falënderoi ata që e kanë mbështetur, pohoi se kjo sfidë për të tashmë është një tjetër provim i vështirë. Ishte vetë Besa Shahini që e njoftoi […]

Lexo më shumë