Përroi i Gurrës merr përpara shtyllat e tensionit në Sarandë, ndërpritet energjia elektrike

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Fryrja e shtratit të përroit të Gurrës në Vergo ka sjellë shumë probleme për zonën veçanërisht në furnizimin me energji elektrike, kanë thënë drejtues të OSSHE në Sarandë. Përroi ka qenë me një furi të jashtëzakonshme, teksa ka marrë me vete shtatë shtylla të tensionit dhe si rezultat u fik energjia elektrike.

Duke qenë se u rrëzuan shtyllat e tensionit, kanë ngelur pa energji elektrike plot fshatra të tilla si Fushë Vërri, Kalasë dhe Tatazat. Ndërkohë, probleme me energjinë kanë pasur edhe fshatrat Vergo dhe Senicë. Ka nisur vendosja e shtyllave, kurse situata paraqitet sidoqoftë me probleme.