Përplasjet Greqi-Turqi, telefonatë e tensionuar Tsipras-Gildirim

Një telefonatë është zhvilluar dje në mbrëmje mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij turk Gildirim.

Biseda telefonike vjen në një moment kur tensionet mes Athinës dhe Ankarasë janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Turqia goditi një anije greke të patrullimit në Egje.

Tsipras i ka thënë homologut të tij Gildirim se zhvillimet e fundit dëmtojnë marrëdhëniet greko-turke, ato euro-turke dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare. Kryeministri grek theksoi gjithashtu nevojën për t’i dhënë fund menjëherë shkeljeve provokuese në rritje në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të ishujve grekë në Egje dhe për të ulur tensionin.

Athina dërgoi dje një notë proteste rreth ngjarjes së ndodhur pranë ishullit Imia, ku anija ushtarake turke përplasi atë greke. Më pas, Ministria e Jashtme turke ka deklaruar se ishulli Imja i përket Turqisë, ndërsa përgjigjja e palës greke ka qenë se Ankaraja, përveçse ka humbur logjikën, dëshmon se nuk njeh as gjeografi.

Ndërkaq Greqia është angazhuar ushtarakisht duke dërguar 8 anije ushtarake përreth ishullit Imja, ku ndodhen gjithashtu 11 luftanije turke. Pritet që ministri Kamenos të informojë në Samitin e NATO-s për zhvillimet e fundit shqetësuese.

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet