Përplasje mes nënkryetarit të Bashkisë dhe banorëve: Ti do shkosh në polici! (VIDEO)

Publikuar më 06. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Situata me 15 familjet e rrezikuara nga shembjet në Gjirokastër vijon të mbetet alarmante. Në terren kanë shkuar për të parë gjendjen nga afër një ekip gjeologësh nga Tirana.
Ata janë të shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Vangjel Muço. Adem Draçi, përfaqësues i gjeologjisë do merret nga afër me studimin e terrenit.
Ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të gjeologjisë, nënkryetarit të Bashkisë dhe banorëve. Vangjel Muço, siç shihet në videon e mëposhtme i drejtohet njërit prej banorëve se do shkojë në Polici pasi sipas tij e ka kërcënuar. Ende nuk ka një konkluzion se çfarë do bëhet me banorët.