Përplasje Athinë – Moskë? Greqia dëbon dy diplomatë rusë

Edhe Greqia sa duket nuk ka shpëtuar dot nga tundimi i përgjithshëm europian për të dënuar Rusinë në lidhje me politikën e saj. Athina zyrtare ka larguar dy diplomatë rusë nga vendi, kurse dy të tjerëve nuk iu lejohet më të shkelin në tokën greke, raporton “Kathimerini”.

Kishte më tej një reagim edhe nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Kjo e fundit është shprehur se do të kundër-përgjigjet për veprimet që po ndërmerr shteti helen sot. Greqia e ka marrë vendimin për të dëbuar diplomatët rusë, pas informacioneve që dispononte se nga Moska nuk dëshirohej një marrëveshje e emrit me Maqedoninë për çështjen e emrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet