Përplasja Trump- Koreja e Veriut, Penjani: Presidenti amerikan kërkoi luftë bërthamore

Publikuar më 11. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Koreja e Veriut ka sulmuar të shtunën presidentin e Amerikës Donald Trump duke thënë se si është një “shkatërrues” dhe që kërkon “luftë bërthamore” e se kjo ka qenë kërkesa e tij në turin që ka ndërmarrë në Azi.

“Udhëtimi i tij i deritanishëm në rajonin tonë është një vizitë e luftëtarëve tanë për përballimin e shpërbërjes së Koresë së Veriut për shkak të mbrojtjes sonë bërthamore”, ka deklaruar Ministria e Jashtme e Koresë Veriore në një deklaratë të botuar në median shtetërore Korean Central Neës Agency. Trump ndodhet në Vietnam si një shtet që është duke e vizituar pas një turi që ka ndërmarrë për dy javë në shtete të Azisë dhe programi që ka Koreja e Veriut ka qenë një pikë e fuqishme ku u ndal Trump në bisedimet që ka pasur me homologë dhe me zyrtarë të larrtë të shteteve të tilla si Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina. “Armët që iu keni nuk iu bëjnë më të sigurt. Ata janë armë të shkatërrimit në masë për popullsinë e botës dhe ndaj ju jeni një rrezik shumë i madh për njerëzimin”, ka deklaruar Trumpi për Korenë e Veriut gjatë një fjalimi që ai ka mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut në kryeqytetin Seul. “Çdo hap që ju e hidhni në rrugën tuaj të errët bëni që të jeni akoma dhe më të rrezikshëm”, ka shtuar numri një i presidencës amerikane në Korenë Jugore. Donald Trump iu ka bërë thirrje të gjitha kombeve të botës që të ndalojnë financimin dhe tregtinë që kanë me Korenë e Veriut. “Së bashku ne kemi në dorë fuqinë tonë që të shkatërrojmë njëherë e mirë këtë rajon dhe botën nga ky rrezik madhor i kërcënimit bërthamor. Unë do të kërkoj veprim kolektiv, forcë kolektive, dhe një përkushtim të madh dhe kolektiv që të mund të fitojmë paqen’, tha Trump. Zyrtarët e Koresë së Veriut, të cilët thanë se do të vëzhgonin vizitën, ishin të shpejtë që të tërhiqeshin të shtunën. Pyongyang e përshkroi udhëtimin e Trump si “asgjë tjetër veçse një udhëtim pune nga një nxitës për të pasuruar monopolet e industrisë së mbrojtjes amerikane”.

Koreja e Veriut i është referuar Trumpit me një fjalë disi fyese, kurse Trump ishte tallur më herët duke thënë se Kim Jong Un është “njeriu raketë”.  “Trump, gjatë vizitës së tij, zbuloi natyrën e tij të vërtetë si shkatërrues  i paqes dhe stabilitetit në botë dhe kërkoi një luftë bërthamore në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratë. Fjalët e ashpra midis liderëve janë përshkallëzuar në muajt e fundit pasi Koreja e Veriut kërcënoi të lëshonte raketa drejt territorit të Shteteve të Bashkuara, në Guam. Trump ka paralajmëruar se regjimi i izoluar do të përballet me zjarr dhe tërbim sikurse bota kurrë nuk ka parë.

/D.Xh/