Përplasja titanike Trump – Kim, presidenti amerikan zotohet: Do ta shkatërroj sistemin diktatorial të Koresë Veriore

Publikuar më 04. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Tensionet mes Amerikës dhe Koresë së Veriut janë duke vazhduar akoma më tej. Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut. Trump madje ka urdhëruar që të ketë bombardime kundër një regjimi të egër si është ai i Kim Jong Un.

Trumpi madje ka dhënë urdhër që bombardimet të ishin shumë pranë pallatit të Kim, për ta goditur atë personalisht, familjen e tij dhe vetë sistemin atje kaq të rënduar. Por Kim nga ana tjetër është duke u mbrojtur me aq fuqi sa edhe ka. Lideri komunist i Koresë Veriore ka thënë se shteti i tij “nuk do të heqë dorë nga testet bërthmaore për këtu e 1000 vjet”. Kim vazhdon me këtë lloj retorike dhe se është duke iu kundërvënë një superfuqie të madhe si Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse e ka shumë të qartë se luftën e ka thuajse të humbur. Sa më tepër që Kim Jong Un ka deklarata propagandistike dhe të tilla, aq më tepër rrënohet sistemi i tij dhe i familjes. Njerëzit në Korenë e Veriut vuajnë dhe janë duke vazhduar që të vuajnë urinë si dhe kushtet e mjera e mizore të sistemit të ngritur nga ana e Kim. Duket se lideri komunist diktatorial i ka të qarta objektivat e veta.

Ai ka shumë të tilla. Kim mendon që më së pari regjimi i tij gjakatar duhet të mbijetojë. Së dyti, ai mendon që të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtë Koresë së Jugut, në çdo lloj forme. Së treti, Kim Jong Un mendon që të bashkojë të dyja Koretë, atë të Veriut dhe të Jugut në një dhe kështu familja e tij të mund të ishte e qetë të qeveriste këto dy shtete. Këto janë kërkesat e Kim dhe arritjet që do ai dhe kjo do të thotë se lufta duket thuajse e pashmangshme. Por një Kore Veriore që t’ia dalë mbanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetin më të fuqishëm në botë, duket e vështirë shumë.

/D.Xh/