Përplasja për Sandër Lleshin, Rama i lë një javë afat Metës, çështja shkon në Kushtetuese

Vijon përplasja në distancë mes kryeministrit Edi  Rama dhe presidentit Ilir Meta, lidhur me dekretimin ose jo të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Gjatë një interviste të dhënë sot në emisionin “Real Story”, Rama tha se do t’ia dërgojë edhe një herë dekretin e Sandër Lleshit, presidentit të Republikës për ta dekretuar si ministër të Brendshëm.

“Nuk kam arsye të besoj që Presidenti i Republikës ka një axhendë të fshehtë apo që është pjesë e një lojë të fshehtë politike. Ju përmendët Maqedoninë ku kishte një makinacion mes Presidentit dhe opozitës”, tha Rama.

Ai tha se që javën e ardhshme do të çojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të sqaruar të drejtën e presidentit për të rrëzuar emrat e ministrave. Rama tha se Gjykata do të jetë funksionale brenda pranverës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet