
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e Partisë Socialiste në Qarqe, kryeministri Edi Rama ka folur para kamerave. Veç çështjeve të fundit për vaksinimin në Shqipëri ai nuk ka lënë pa shenjëstruar edhe një herë Presidentin Ilir Meta.
I pyetur lidhur me akuzat e mëparshme se kreu i shtetit lëviz në Shqipëri pa protokoll dhe takohet me individë problematikë, Rama u shpreh se veprimtaria ilegale e Ilir Metës, siç e quan ai, është në sytë e të gjithëve.
Kryeministri shtoi se presidenti nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta dhe se Meta i ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës.
“Veprimtaria ilegale është në sy të të gjithëve. Nuk është në lartësinë që i ngarkon Kushtetuta por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë dhe flet me një gjuhë rruge, e lëviz ditën natën për qëllime elektorale.
Dhe ka vënë zyrën e rojtarit të kushtetutës në dispozicion të ndërmarrjes që formalisht e menaxhon e shoqja dhe çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën.
Nuk ka nevojë ta komentoj unë sepse të gjithë e shohin e kuptojnë dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë më 25 prill, sepse është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”-tha Rama para gazetarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply