
Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masat e sigurisë për 3 personat e arrestuar disa ditë më parë për përplasjen me armë zjarri e ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Mësohet se gjykata ka vendosur masat e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.
Gjatë seancës së drejtuar nga Tomorr Kullolli, u la në fuqi kërkesën e prokurorit Petref Asllani që kërkoi masën “Arrest me burg ” .
Elvis Çausholli si dhe Feliks Filja e Ersi Cakani akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në mes javë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.
Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua një orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës, ku kishte shkuar për mjekim, ndërsa u shpall në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë “Korçari” duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, ishte konfliktuar fizikisht me 25 vjeçarin Qosja , i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi (Çausholli)mbeti plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, u largua nga vendngjarja që të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë ku edhe u arrestua në flagrancë.
Çausholli dhe Qosja akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Cekani akuzohet për veprat penale ” Veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës ” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa Filja akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply