Përplasen dy makina në Paskuqan, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi E.T dhe 3 të tjerë, A. LL, A. K, G. K, të cilët ndodheshin të bllokuar në po të njëjtin automjet.

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 13:30 në Paskuqan  janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësorë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet