Përndiqte ish-bashkëjetuesen, arrestohet i riu vlonjat

Një 33-vjeçar është arrestuar  nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht dhe përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. H., 33-vjeç, banues në Vlorë.

U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij shtetasen L. A.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet