Përmbytjet në Shkodër, përkeqësohet situata në njësinë Ana e Malit (VIDEO)

Publikuar më 07. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Vijon të përkeqësohet situata e përmbytjeve në njësinë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës.

Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga Shkodra, pas inspektimeve të kryera në terren nga drejtori i Bujqësisë, Alban Sekja dhe Administratori i njësisë Ana e Malit, Arben Ceni.

Gjatë natës së fundit niveli i ujit u rrit nga 20 -23 cm, ndërsa harta e përmbytjeve ka arritur 230 – 240 hektarë. Nga uji janë mbuluar sipërfaqe me foragjerë dhe 3 dynym serra. Raportohet se sipërfaqet nën ujë janë në Oblikë, Obot dhe në lagjen Goricë të Muriqanit.

Ndërkaq, mësohet se përmbytjet janë shkaktuar nga shkarkimet e pakontrolluara nga hidrocentralet, ndërkohë që kanalet kulluese të hapura nga Bashkia e Shkodrës janë në funksionim.