Përmbytjet në Shkodër: 1850 ha tokë nën ujë

Bashkia e Shkodrës thotë se situata nga përmbytjet vazhdon të jetë e përkeqësuar. Sipas saj nga reshjet e vazhdueshme të shiut dhe nga shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit në total janë përmbytur 1850 ha tokë.
Sipas bashkisë në Njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 450 ha tokë. Niveli i ujit në këtë njësi ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative etj.
Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1200 ha tokë, nga këto 850 ha janë me kultura bujqësore.
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellësi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur.
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.
Niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:
FIERZA: Kuota 295.36m | Q=647m3/sec | P=462MG |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.
KOMANI: Kuota 172.80m | Q=943/497m3/sec | P=580MG | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s
V.DEJES: Kuota 74.99| Q=1711/600m3/sec | P=239 MG |5 AG ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s
Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Të tjera

Abissnet