Përmbytjet në Greqi, humb jetën shqiptari

Publikuar më 19. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Një shqiptar i ri në moshë ka gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve që kanë ndodhur në Greqi.

Quhet Petro Koleci dhe është në mesin e viktimave nga përmbytjet e mëdha që kanë ndodhur në shtetin grek. Koleci ishte 29 vjeç nga fshati Kodër, Livadhja e Bashkisë së Finiqit, ndërsa në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë punonte si hidraulik. Ai kishte 25 vjet që banonte në Mandra të Athinës, pikërisht në vendin ku dhe ka ndodhur tragjedia. Ngjarjen e ka raportuar vetë babai i viktimës, që punonte si roje sigurie. Trupi i djalit u gjet nga qentë nuhatës.

/D.Xh/