
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u solidarizua me banorët e zonave të përmbytura në shumë zona të vendit. Përmes një reagimi, Kokëdhima u kërkoi strukturave të qeverisë që të bëjnë detyrën, duke u shkuar në ndihmë banorëve të pashpresë.
Reagimi i Kokëdhimës
Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është nën pushtetin e ujërave, si te këto pamje nga Katundi i Ri, në Durrës, ku banorët e pashpresë po presin me sytë nga qielli që të pushojnë rreshjet.
Përmbytjet nuk do të ishin fatkeqësia e radhës për zonën më pjellore të vendit, nëse do të ishin hapur kanalet kulluese, do të punonin hidrovorët dhe pushtetarët do të ishin në krye të punëve.
Po ndodh e kundërta. Tani, në selinë e qeverisë, kryeministri, ministrja e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, po bëjnë paradën e sukseseve imagjinare të bujqësisë dhe të ekonomisë shqiptare.
U bëj thirrje që të bëjnë detyrën, duke udhëhequr forcat e emergjencave civile dhe të ushtrisë, në ndihmë të banorëve të braktisur.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply