Përmbytjet i bëjnë bashkë, PD-PS e LSI bashkohen tek ura e Mifolit (FOTO)

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Situata kaotike e krijuar nga reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit ka bashkuar politikën shqiptare.
Përfaqësues të partive kryesore në vend janë bashkuar këtë paradite në qytetin e Fierit, ku gjendja paraqitet tepër e rënduar, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, i cili ka përmbytur shumë zona në Fier dhe Vlorë.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, deputeti i PD Luan Baçi, dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj, ndodhen tek “Ura e Mifolit” në Fier, ku gjendja është kritike dhe shumë banesa janë boshatisur, për shkak të rrezikut nga uji.