Përmbytet fshati Novoselë, uji vërshon nëpër banesa (FOTO)

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Fshati Novoselë në Vlorë, është zgjuar këtë mëngjes nën lundrimin e ujit. Përmbytja e këtij fshati ka ardhur si pasojë e çarjes së argjinaturave të lumit Vjosë.
Në ndihmë të banorëve kanë shkuar Forcat e Armatosura të cilët kanë evakuimet e tyre nga banesat.
Ditën e djeshme, ministri Damian Gjiknuri bëri një mbledhje me Shtabin e emergjencave, ku u mor vendimi që banorët të lënë shtëpitë për të shmangur ndonjë rrezik të pamenduar. Siç duket edhe në foto, fshati i Novoselës është i zhytur nën ujë, i cili ka vërshuar edhe nëpër banesa.