Përmbyset zetori në Vlorë, mbetet poshtë tij 44-vjeçari

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi duke punuar tokën i është përmbysur aksidentalisht zetori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Babicë të Vlorës.

44-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet