Përlotet Valbona Selimllari në “Dance With Me”, ja përse

Publikuar më 04. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Një situatë tepër prekëse dhe emocionuese është krijuar mbrëmjen e sotme në spektaklin ‘’Dance with me’’ . Gjatë interpretimit të Iljardit dhe Rudina Dembaçajt të cilët kanë performuar në balet këngën ‘’Jon’’ të Ardit Gjebreas e cila ka si bazë një fabul të vërtetë, atë të Otrantos dhe shqiptarit të vitit 91’’ i dalë i gjymtuar nga një sitëm diktatorial dhe në kërkim të lirisë.

Nga kjo performancë u përlot Valbona Selimllari e cila e përjetoi interpretimin për disa minuta. Gjithashtu edhe për pjesëtarët e tjerë të jurisë ky ishte një moment kulminant: Albi Nako tregoi se në atë tragjedi kishte humbur 8 familjarë të tijit, ndërsa Roberti tha se e kishte përjetuar vetë atë ngjarje. /Tv Klan/