Përkeqësohet situata në veri, dëbora arrin deri në 70 cm, bllokohen disa fshatra

Reshjet e dendura të dëborës, lanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës. Trashësia e saj ka shkuar deri në 70 centimetra dhe si pasojë janë bllokuar disa fshatra.
Sipas informacioneve, mësohet se të bllokuar janë zona e Lurës, Kalaja e Dodës, Trebishti dhe Ostreni.
Po ashtu situata paraqitet problematike edhe në Kukës. Trashësia e dëborës në këtë qark është 20 cm, dhe për shkak të erërave të forta kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra.

Të tjera

Abissnet