Përkeqësimi i motit, ja se çdo të ndodhë pasditen e sotme dhe nesër

Publikuar më 29. 11. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Ndryshimi i shpejtë i motit në vendin tonë është vënë re nga të gjithë. Tashmë temperaturat në vend po shkojnë në minus, ndërsa reshjet e shiut në vendet e ulëta dhe ato të dëborës në vendet malore po vijnë. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe të nesërme.
Reshje
Pasditen e sotme reshjet e shiut do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, më e dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme.
Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERE të fortë.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11 °C / 17 °C
Në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
Në vendet malore: 4 °C / 11 °C.
Era
Sot pasdite pritet të fryjë mesatare por nesër ajo do të forcohet ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malor