×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përjetësisht të përjashtuar/ Lorik Cana dhe Saimir Pirgu, mes emigrantëve që firmosin peticionin për të votuar

Nis nënshkrimi i peticionit për të drejtën e votës së emigrantëve. Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë për “Shekulli”-n se peticioni ka patur mbështetje të jashtëzakonshme, përfshirë edhe personazhe të famshëm. 1.6 milionë shqiptarë vazhdojnë të jenë të përjashtuar ndër vite

Enida Vërça

Diaspora kërkon sistem proporcional me lista të hapura dhe mundësinë të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Një peticion drejtuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Ruçi si dhe Këshillit Politik, ata shprehen se vota e Diasporës është jo vetëm një e drejtë kushtetuese e panegociueshme, por edhe kusht i domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë. Lidhur me këtë çështje “Shekulli” ka kontaktuar Brikena Muharremin, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës. Ajo thotë se peticioni ka nisur nga kërkesa e këtij këshilli dhe ka gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. “E konsiderojmë të rëndësishme që vota e Diasporës të jetë pjesë e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore dhe përmes peticionin duam të tregojmë se kjo kërkesë mbështetet edhe nga shume shoqata dhe individë nga e mbarë bota”, thotë ajo.

Peticioni

Muharremi njofton se peticioni është mbështurur në masë nga organizata, shoqata dhe njerëz të famshëm të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në vend. “Janë afër 100 shoqata dhe mbi 2,500 individë që e përkrahin peticionin duke përfshirë edhe figura të njohura si Lorik Cana, Saimir Pirgu, etj”, thotë ajo. Duke konsideruar votën e Diasporës jo vetëm një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë, zëri i diasporës bën thirrje që tu jepet kjo e drejtë. “Dy kërkesat tona që shkruhen në peticion janë: 1. T’iu mundësohet të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e drejta e votës nga vendbanimet e tyre. Kërkojmë që kjo e drejtë të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 2. T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura”, nënvizon kryetarja

Angazhimi

Në fjalën e saj Brikena Muharremi thotë se edhe pse nuk ka një regjistër të plotë të Diasporës janë mbi 1 milion e 600 mijë persona sipas të dhënave të Instituti shqiptar i Statistikave. “Numri i asaj që njihet si diaspora e re, pra atyre shqiptarëve që kanë emigruar pas viteve ‘90 përllogaritet në rreth 1 milion e 600 mijë vetë. INSTAT thotë se diaspora pësoi një rritje gjatë vitit 2019 me 3.6 për qind”, thotë ajo. Një numër  tepër i lartë i shqiptarëve nëpër botë të cilëve deri më sot iu është mohuar e drejta e votës. Sipas saj, nëse do të ketë një pjesëmarrje të tillë në votime, sigurisht që do të ketë ndryshime në rezultatet e zgjedhjeve dhe sipas saj do të jenë për mirë. “Ne besojmë se angazhimi i Diasporës në zgjedhje është i rëndësishëm duke qenë se kemi të bëjmë me respektimin e një të drejtë thelbësore që garantohet me Kushtetutë. Kodi Zgjedhor ia heq këtë të drejtë shtetasve që duan të votojnë nga jashtë territori i Shqipërisë dhe ne duam që kodi të ndryshohet që të mos bjeri ndesh me Kushtetutën”.

Premtimet

Kryeministri Rama në dy mandatet e tij qeverisës ka premtuar se drejta e votës së diasporës do të behët realitet. Në Samitin e Parë të Diasporës kreu i qeverisë u zotua një gjë e tillë do të ndodhte në një afat të shkurtër kohor. “Në samitin e parë, kemi mbajtur shënim gjithçka keni thënë. Të gjithë, pa përjashtim, keni thënë diçka: “Duam të votojmë. Duam të shprehim vullnetin tonë si diasporë kur vjen puna për të vendosur se kush e qeveris Shqipërinë”. Ne ju kemi thënë se e kemi në program dhe duam ta bëjmë. Më vjen keq t’ju them se deri tani nuk kemi gjetur dakordësi për këtë çështje. Tani u bënë shumë çështje për të cilat nuk po gjejmë dakordësi. Por ju siguroj se për votën tuaj, ka vetëm dy rrugë për ne: “O do ta bëjmë, o do ta bëjmë” Unë uroj që ta bëjmë të gjithë së bashku me konsensus. Nëse nuk do ketë konsensus, do ta bëjmë edhe pa konsensus”, u shpreh Rama. Edhe në Samitin e Dytë të Diasporës u premtua diçka e tillë. Një premtim që vazhdon të mbetet pezull.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Boksieri Majk Tajson bën shqiponjën me mjekun shqiptar në Amerikë (Foto)

Boksieri Majk Tajson bën shqiponjën me mjekun shqiptar në Amerikë (Foto)

Publikuar më 10.08.2020
Mario Ademaj, mjeku shqiptar në Amrikë ka arritur të takojë ...

Mario Ademaj, mjeku shqiptar në Amrikë ka arritur të takojë boksierin e famshëm Majk Tajson. Mjeku i cili prej vitesh punon dhe jeton në Amerikë, ka ndarë në një foto në rrjetet sociale, teksa duket krah boksierit. Të dy kanë bërë shqiponjën me dy krena. Fotoja është komentuar mjaft në rrjetet sociale dhe ka marrë […]

Lexo më shumë

Shqiptari kujdesej për fermën e hashashit në Angli, pranon punën: Paguhesha 4 000 paund (Foto-Emri)

Shqiptari kujdesej për fermën e hashashit në Angli, pranon punën: Paguhesha 4 000 paund (Foto-Emri)

Publikuar më 07.08.2020
Një burrë shqiptar i tha policisë se ai ishte paguar 4 000 p...

Një burrë shqiptar i tha policisë se ai ishte paguar 4 000 paund për të mbikëqyrur rritjen e kanabisit në një shtëpi, në një fshat në Durham. Bëhet fjala për Albert Ramin, i cili u përpoq të shpëtonte përmes dritares së kuzhinës kur u rrethua nga policia më 8 korrik. Gjatë arrestimit atij u sekuestrua […]

Lexo më shumë

Babai i shkoi për ta vizituar në SHBA por u prek nga Covidi dhe i ndërroi jetë/ Me çfarë përballen studentët shqiptarë në universitetet amerikane

Babai i shkoi për ta vizituar në SHBA por u prek nga Covidi dhe i ndërroi jetë/ Me çfarë përballen studentët shqiptarë në universitetet amerikane

Publikuar më 06.08.2020
Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë...

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rasteve me koronavirus në disa shtete. Me më pak se katër javë nga fillimi i vitit të ri akademik, situata e paqartë po rrit ankthin për studentët e huaj që ende nuk […]

Lexo më shumë

Dëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi shpërthimit në Beirut: Ka qenë si shpërthim bërthamor

Dëshmia rrëqethëse e shqiptarit që i mbijetoi shpërthimit në Beirut: Ka qenë si shpërthim bërthamor

Publikuar më 05.08.2020
Deri më tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur je...

Deri më tani nuk ka të dhëna se ndonjë shqiptar ka humbur jetën apo është lënduar gjatë shpërthimit në Beirut të Libanit, i cili u regjistrua një ditë më parë. KlanKosova.tv ka sjellë dëshminë e një shqiptari, shtetasit Abdulkerim Kassem Al Arnutij, i cili jeton në Beirut të Libanit. Për fat të mirë ai tha […]

Lexo më shumë

“Më kërcënuan me jetë”/ Flet studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës

“Më kërcënuan me jetë”/ Flet studentja shqiptare që “tërboi” serbët me hartën e Kosovës

Publikuar më 22.07.2020
Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi pe...

Megi Cara është studentja shqiptare në Londër e cila nisi peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple. E reja tregon për “Shekulli”-n se me dhjetëra qytetarë serbë e kanë kërcënuar me jetë. Po ashtu, Megi shton se peticioni është mbështetur nga figura të njohura të muzikës shqiptare, si: Dua Lipa, Rita Ora, […]

Lexo më shumë

Rikthim në jetë pas 14 ditësh në koma/ Si i humbi Shkëlzeni 27 kilogramë në përballjen me koronavirusin

Rikthim në jetë pas 14 ditësh në koma/ Si i humbi Shkëlzeni 27 kilogramë në përballjen me koronavirusin

Publikuar më 13.07.2020
Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një te...

Të dielën gazeta zvicerane «NZZ am Sonntag» ka botuar një tekst për Shkëlzenin. Ai është një kosovar. Punon në aeroportin e Zürichut. Është infektuar me virusin Covid-19. Ky 47-vjeçar i ka humbur 27 kilogramë gjatë ballafaqimit me sëmundjen. Ka qëndruar 6 javë në spital. Pastaj i ka kaluar tri javë në një qendër rehabilituese. Dhe […]

Lexo më shumë

Prej ditësh luftonte me vdekjen në Itali, shuhet në spital 4-vjeçari shqiptar

Prej ditësh luftonte me vdekjen në Itali, shuhet në spital 4-vjeçari shqiptar

Publikuar më 13.07.2020
Funerali i vogëlushit Mattia Uruci do të mbahet të premten n...

Funerali i vogëlushit Mattia Uruci do të mbahet të premten në 17 korrik në 10 të mëngjesit në varrezat e Bolzano. Vogëlushi me origjinë shqiptare u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh luftonte me vdekjen. Pasdites e së hënës së shkuar ai u nxor në gjendje të rëndë nga një pishinë në […]

Lexo më shumë

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Trump ‘u hap derën’ emigrantëve, premton shtetësinë për të rinjtë e ardhur pa dokumente në Amerikë

Publikuar më 12.07.2020
Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejt...

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga […]

Lexo më shumë