Perisiç: Ishte një ndeshje e madhe, realizova ëndrrën e fëmijërisë

Ivan Perisiç ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Anglisë. Ai u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, për shkak të një goli të shënuar dhe se ka dhënë asistin për Mandzukiç në golin e dytë të shënuar.

Perisiç tha se që i vogël e ka ëndërruar një mbrëmje të tillë dhe se më në fund, shpresa që një ditë do të shkonte Kroacia kaq larg është bërë realitet. “M’u kujtua vendi im i lindjes, Jam kthyer këta ditë në Omis, vendin tim dhe jam përlotur. Ajo që kemi bërë ndaj Anglisë na jep krenari dhe lumturi. Ne nuk ishim të lodhur e dhamë çdo gjë në fushë”, tha ylli i Interit. Ndërkohë, që të mbarojë Kupa e Botës kanë mbetur edhe dy ndeshje e ata janë Belgjikë – Angli që luhet të shtunën, kurse finalja e madhe është të dielën në orën 17.00.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet