Përgjysmohen eksportet shqiptare, thellohen humbjet në ekonomi

Mbyllja e aktiviteteve dhe të gjitha bizneseve gjatë 2 muajve të fundit, ka ndikuar shumë në ekonominë e vendit, duke prekur të gjthë sektorët, sidomos turizmin dhe shkëmbimet tregtare që janë më të goditurit.

Sipas të dhënave të Instutit të Statistikave, në muajin prill, eksportet shqiptare janë përgjysmuar krahasuar me një vit më parë. INSTAT tregon se eksportet në prill u ulën me 44.4%, duke kapur vlerën e 150 milionë dollarëve, ndërsa rënie ka patur dhe për importet, çka tregon një tendencë të ulët të konsumit në vend. Me përjashtim të produkteve ushqimore, çdo industri tjetër është në rënie.

Sakaq, me humbje të thella përballet aktualisht edhe sektori vendas i prodhimit, i cili prej muajsh vuan rënien e shitjes së mallrave por edhe vështirësitë kur vjen puna tek kapacitetet prodhuese.

Kjo erdhi si pasojë e masave të rrepta të izolimit dhe mbyllja e të gjitha aktiviteteve, por gjithashtu edhe prishja e furnizimeve për shkëmbimet tregtare me vendet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet