×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përgjimet fundosin dy transportuesit e minave me sahat, gjykata i lë në burg

Nga Xhentila Gjoshi

Përgjimet ambientale janë pro va më e fortë e Prokurorisë së Tiranës, ndaj dy të rinjve Jurgen Muho dhe Eraldo Ka troshi, të cilët u kapën me tre mina me telekomandë. Ditën e djeshme, 24-vjeçari dhe 19-vjeçari dolën para Gjykatës së Tiranës, ku iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës për të lënë në burg dy të rinjtë, pas provave që ishin sjellë në sallë. Në ndër tyre ishin edhe përgjimet ambientale të bëra në dhomat e paraburgimit në komisariatin nr. 6, ndaj të arrestuarve. Në bisedat e transkriptuara nga Prokuroria, kuptohet se të rinjtë mundohen të mos identifikojnë personin që ka bërë minat dhe bashkëpunëtorët e tjerë. “Të mos e ngatërrojmë me këtë muhabet dhe të mos i përmendim emrin”. Është kjo fjalia që të rinjtë kanë thënë më së shumti gjatë kohës që kanë qëndruar së bashku në paraburgim. Jurgen Muho dhe Eraldo Katroshi, u arrestuan orët e para të ditës së martë, pasi në bagazhin e automjetit të ata drejtonin u janë gjetur tre mina me celular. Atë ditë, makina drejtohej nga 24-vjeçari Jurgen Muho.

Provat

Prokurori i çështjes paraqiti dje si provë transkriptimin e përgjimeve që ishin kryer në dhomat e paraburgimit. Prokurori i tha gjykatës se në komunikimin e përgjuar, Jurgen Muho pranon se është porositur nga Eraldo Katroshi për transportin e minave nga Elbasani në Tiranë. Ndërsa askush nga ata nuk përmend ndonjë emër të tretë, duke u munduar ta mbrojnë atë. Sipas prokurorit, personi kyç në këtë çështje dyshohet të jetë nga qyteti i Elbasanit, por vijon ende i paidentifikuar. Prokurori Ylli Basha kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tyre për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe prodhimi i armëve shpërthyese e municionit”. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kërkuan nga Gjykata që dy të rinjtë të liheshin në një masë sigurie më të butë se ajo “Arrest me burg”. Avokatët i thanë Gjykatës se përgjimi i bërë nga Prokuroria është i paligjshëm dhe se nuk duhet të merret për bazë nga ana e Gjykatës. Por, ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjyqtari Artan Gjermeni. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Jurgen Muhos pretendoi lirimin e klientit të tij, duke ofruar një garanci pasurore për gjykatën në shumën një milionë lekë. Në sallën e gjyqit, të rinjtë nuk pranuan të japin shpjegime në lidhje me përfshirjen e tyre në transportimin e minave me celuar. Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbardhur personin e paidentifikuar në Elbasan, si edhe destinacionin përfundimtar të tre minave me celular.

Hetimet

Dy të arrestuarit kishin rolin e transportuesit nga Elbasani në Tiranë të minave. Muho ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë në dijeni se çfarë kishte në tre çantat që kishte në bagazh. Ai bënte rolin e transportuesit, ndërsa punën në terren e organizonte 19-vjeçari Eraldo Kataroshi. Për të transportuar minat, të arrestuarit kanë thënë se përdornin makina të marra me qira. Më tej, grupi hetimor thekson se Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi nuk janë prodhuesit e minave. Ka qenë 19-vjeçari ai që i ka kërkuar Jurgen Muhos, 24 vjeç, të merrte një porosi në Elbasan e ta sillte në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se informacionet lidhur me këtë grup që shiste mina me telekomandë janë marrë në rrugë operative. Aktiviteti i të rinjve ka nisur rreth gjashtë muaj më parë në Tiranë, ndërsa ranë në prangat e Policisë dy ditë më parë. Ka qenë një oficer policie i infiltruar që ka bërë një porosi për minë me telekomandë tek të rinjtë. Kjo ishte mënyra për arrestimin e dy të rinjve. Pak ditë pasi bëri porosinë i infiltruari i policisë, ata e marrin në telefon për t’i dorëzuar porosinë. Ky ishte edhe momenti kur të rinjtë u vunë në pranga në Tiranë.

Minat prodhoheshin në Vlorë, por ende nuk është zbuluar pjesa kryesore e prodhimit të tyre. Policia po vijon hetimet për të zbuluar prodhuesit dhe vendin e saktë. Të rinjtë nuk kanë pranuar të japin detaje të hollësishme rreth aktivitetit të tyre, apo të tregojnë emrat e personave që drejtojnë këtë rrjet kriminal dhe porositësit e minave me celular. Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarakë të Tiranës dhe Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, u arrestuan në përfundim të operacionit “Explosion”. Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të së mërkurës në rrugën “Teodor Keko”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksvagen Polo”, i cili drejtohej nga Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin tre mina të pajisura me telekomandë.

Të arrestuarit

Gjatë hetimeve, pritet të identifikohen edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë grup. Ndërkohë, dy të arrestuarit Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi gjatë marrjes në pyetje, kanë treguar rolet e tyre në këtë aktivitet. Muho mësohet se ka treguar që tre bombat i kishte marrë ai në qytetin e Elbasanit, me kërkesë të 19-vjeçarit Kataroshi. Më tej, 24-vjeçari u ka treguar hetuesve se kishte pranuar të bënte transportin e një pakoje që nuk e dinte ç’kishte në të. Pak momente pasi mbërriti në “Unazën e Re”, policia ndaloi Muhon, bashkë me tri bombat. Po ashtu u arrestua edhe organizatori Eraldo Kataroshi. Ky i fundit nuk ka pranuar të rrëfejë për policinë lidhjet, kush i ka prodhuar apo kush do t’i blinte. Bombat artizanale dyshohet se janë prodhuar në qytetin e Vlorës nga një tjetër person, për të cilin burimet e policisë thonë se kanë informacione konkrete dhe e mbajnë nën vëzhgim. Burimet e policisë thonë se Kataroshi kishte biseduar për të shitur bombat për 3 mijë euro, por më vonë kishte pranuar ulje të çmimit deri në 1500 eur

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

PD e Rilindja, larg duart nga zgjedhjet. Komisionet të jenë apartiake

Publikuar më 24.09.2017
Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan ...

Nga Erneta Shevroja Kryetarët e partive opozitare zhvilluan një takim për rreth dy orë në Tiranë, për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet që pritet në ndodhin në ligjin zgjedhor, ku arritën në disa konkluzione të përbashkëta. Në një njoftim të frontit të bashkuar të partive opozitare, u deklarua se reforma zgjedhore është e pakthyeshme, […]

Lexo më shumë

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Njerëz në bagazhe makinash, 21 vjet burg bandës shqiptaro-angleze

Publikuar më 20.09.2017
Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën t...

Nikoleta Kovaçi Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën të trafikonin shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar u shpallën fajtor nga gjykata dhe u dënuan. Vendimi u dha dy ditë më parë ndërsa që në korrikun e këtij viti u lajmërua nga ana e gjykatës së do të përfundohej gjithë gjyqi deri me 18 shtator. E […]

Lexo më shumë

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Ruçi, kryetar i Kuvendit, ekspertja: Po përsëritet e kaluara!

Publikuar më 19.09.2017
Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, tho...

Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave […]

Lexo më shumë

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Trashëgimtari i Prek Cali: Shembja e paautorizuar

Publikuar më 17.09.2017
Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media...

Nga Anila Dushi Pas debateve të përhapura së shumti në media në lidhje me kullën e shembur në Malësinë e madhe, ka reaguar edhe nipi i Prek Calit, heroit antikomunist të Shkodrës, i cili në fjalën e tij thotë se Kulla ishte shembur tërësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti […]

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Ish-kreu i SHISH: Kodheli vodhi paratë dhe cënoi sigurinë Kombëtare

Publikuar më 17.09.2017
Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka dre...

Ish-kreu i Shërbimit Informativ usht arak, Ylli Zyla, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me mosfunksionimin e radarëve në det për kapjen e skafeve me drogë. “Çako ka të drejtë kur thotë se sistemi i radarëve nuk po funksionon si duhet. Problemet kanë nisur në vitin 2015, kur sistemi […]

Lexo më shumë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

SHBA, Ultimatum ndaj Koresë së Veriut: Ndalo menjëherë

Publikuar më 17.09.2017
Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshim...

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara dënoi fort lëshimin e raketës së fundit nga ana e Koresë së Veriut, duke i bërë thirrje vendit komunist të ndalojë menjëherë. 15 vendet anëtarë mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, pas kërcënimit nga Peniani, që lëshoi raketën balistike e cila kaloi sërish mbi Japoni […]

Lexo më shumë

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

“Qeveria nuk përmbushi detyrimet e NATO-s, buxheti nën 1%”

Publikuar më 17.09.2017
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modern...

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të modernizojë forcën e saj ushtarake në takimin që Shtabet e Përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO po zhvillojnë në Tiranë, ka shkaktuar dhe përplasje mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e krerëve të krerëve të Shtabeve të Përgjithshme ku diskutohet mbi një seri […]

Lexo më shumë

Urdhri për “përjashtimin” e policëve, PD kundër: Nuk largohet kupola e kanabisit

Urdhri për “përjashtimin” e policëve, PD kundër: Nuk largohet kupola e kanabisit

Publikuar më 17.09.2017
Nga Isuf Kurtaj Urdhri i firmosur dje nga Ministri i Brendsh...

Nga Isuf Kurtaj Urdhri i firmosur dje nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për nisjen e zbatimit të vetting-ut dhe për punonjësit e Policisë, Gardës së Republikës, dhe Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, është kundërshtuar nga demokratët, pasi sipas tyre, ky proces duhet nisur nga […]

Lexo më shumë