Përgjegjësia për hartimin dhe miratimin e teksteve shkollore

Publikuar më 02. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Saba Lama

Teksti shkollor në aspektin pedagogjik, është vlerësuar si elementi bazë didaktik për nxënësin, për përvetësimin e suksesshëm të njohurive shkencore, sipas klasës dhe ciklit ku mëson ai. Pa dyshim prapa tekstit qëndron edhe mësuesi, aftësia e tij, interpretimi i tij shkencore dhe metodik për tua shpjeguar nxënësve suksesshëm materialin e ri mësimor që diktohet në tekstin që bëhet fjalë. E që të realizohet me produktivitet ky mision i rëndësishëm, varet nga cilësia e tekstit ku mësojnë nxënësit dhe se sa ky tekst i shërbenë edhe vetë mësuesit që e përdor atë gjatë procesit mësimor për lëndën që zhvillon në punën me nxënësit.

Pra është fjala se sa ky tekst mësimor në rrafshin didaktik, u shërben nxënësve dhe mësuesit ( si dy partnerët kryesorë të procesit mësimor ) gjatë përdorimit të përditshëm, që informacioni shkencor të përvetësohet sa më mirë nga nxënësit. Lidhur me cilësinë e teksteve që prezantohen në shkolla ka pasur vazhdimisht kontestime nga nxënësit, mësuesit si dhe prindërit. E kjo dukuri ka qenë vazhdimësi vitesh, por kjo sfidë ende vazhdon të jetë prezente edhe tani në shkollat tona. Për të qenë sa më objektiv dhe sa më realist lidhur me vlerësimin dhe cilësinë e teksteve të deritanishme mendoj të shtroj fillimisht pyetjet e mëposhtme :

1. Kush i harton tekstet shkollore ( autorët e teksteve ). Nisur nga problematikat e teksteve në punën me nxënësit gjatë procesit mësimor, rezulton se ata që i kanë hartuar janë persona jo specialistë të mirëfilltë. Në këtë drejtim kemi nga ata autor që janë në nivel të lartë në drejtimin shkencor ( pedagogë të universiteteve, punonjës shkencor ), që padyshim është një kërkesë themelore për hartimin e një teksti shkollor, por që i mungon përvoja në punën me nxënësit, pra që nuk e njohin mirë botën e nxënësit sipas klasave dhe moshës për të cilën bëhet fjalë. Kemi dhe autorë që nuk meritojnë tu besohej hartimi i teksteve, pasi përballemi edhe me tekste që kanë gabime shkencore nisur nga interpretimi i fakteve dhe trajtimi i problemeve. Sigurisht të tillë persona kanë arritur të panetrojnë si autor tekstesh, përmes rrugës së tarafit e miqësisë. Në drejtim të volumit ( hapsirës ) që përmban informacioni shkencor, kemi mjaft tema mësimore që trajtojnë më shumë material se sa duhet ose me pak ( mbingarkesa apo nënngarkesa ), bazuar në klasën dhe moshën ku është deleguar teksti. Sigurisht dihen edhe mangësitë që reflektohen në drejtim të aparatit pedagogjik të teksteve, për derisa autorët e të dy kategorive që lartpërmendem nuk janë specialistë të mirëfilltë për të hartuar tekste të suksesshëm.

2. Si vlerësohen dhe miratohen tekstet shkollore ( skema e deritanishme e funksionimit ). Dihet që për miratimin e teksteve ngrihen komisione të caktuara në nivel qëndror ( MAS ). Pas miratimit, dërgohen në shkolla për përzgjedhjen e tekstit më cilësor, ndër ato që janë miratuar ( përzgjidhen nga mësuesit ). Lidhur me këtë aspekt nisur nga cilësia e teksteve që prezantohen në shkolla, ka patur manipulime si nga komisioni që i miraton tekstet në nivel qëndror, ashtu edhe nga përzgjedhja që u bëhet teksteve në nivel shkollor. Në këtë pazar janë përfshirë edhe shtëpitë botuese ( përmes sekserëve ) Sigurisht këto skema manipuluese janë bërë për krijimin e hapësirës për përfitime financiare ( korrupsioni me altertekstin ). Padyshim e keqja e ndodhur ka rënduar mbi nxënësin, të cilit nuk i është ofruar teksti cilësor ( ai që e