Përgënjeshtron mediat shqiptare, babai i Alvin Berishës: Djali im është ende në kamp

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit Alvin Berisha ka përgënjeshtruar sot lajmin e shpërndarë në mediat shqiptare të martën se djali i tij ka dalë nga kampi i të burgosurve Al Hol në Siri.

Berisha thotë se lajmi është i pavërtetë dhe se po merret akoma me letrat për të nxjerrë Alvinin nga kampi.

“Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një tjetër koment shton: “Nuk është e vërtetë që Alvini është jashtë kampit. Alvini është akoma më kamp. Mos jepni lajme të kota, OK. Shumë faleminderit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet