Përgatituni për nesër, furtunë dhe rrebeshe shiu

Gjatë ditës së sotme, në pjesën më të madhe të vendit, kanë dominuar kthjellimet, vranësirat dhe shirat. Por sipas meteorologëve, edhe dita e nesërme do të sjellë një mot me vranësira, që shpeshherë do të fuqizohen duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Sipas “MeteoAlb”, rrebeshe të izoluara shiu do të ketë në zonat qendrore dhe juglindore, ndërsa mbrëmja do të shoqërohet me përmirësim të kushteve atmosferike.

Pasditja mbetet me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu në zonat qendrore dhe lindore por vranësira dhe shira të izoluar do të ketë në ultësirën perëndimore dhe Veri të territorit.

Vonë gjatë pasdites kushtet atmosferike përmirësohen dukshëm duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të kalojë në kushtet e kthjellimeve. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 2°C por një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Sipas MeteoAlb, era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor – verior ndërsa në det do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet