×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë territorit, tatimpaguesit dhe personat fizikë. Pr/ligji pas konsultimeve të kalojë për votim në qeveri dhe në parlament. Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet deri në 2 milionë euro. Nga amnistia fiskale, përjashtohen Presidenti, deputetët, kryeministri ministrat dhe zëvendësministrat, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjithë niveleve dhe titullarët e institucioneve shtetërore.

Gjithashtu nga amnistia fiskale përjashtohen zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, prefektët dhe kryetarët e bashkive si dhe kryetarët e këshillave bashkiakë, drejtuesit e policisë si dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe personeli i prokurorive. Për amnistinë fiskale do të paguhet tatim nga 4 deri në 10 për qind të shumës së vetëdeklaruar.

Pas deklarimit nuk do të lejohen procedura hetimore apo administrative dhe deklaruesit përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe doganave. Vetëdeklarimet e të ardhurave do të lejohen deri në 9 muaj nga miratimi i ligjit.

Në nenin 9 të projektligjit që nis me deklarimin dhe pasurive dhe pasqyrave financiare që targeton bizneset thuhet se atyre do ju jepet mundësia që të “deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elemente të pasqyrave financiare që nuk i kanë deklaruar më parë apo i kanë deklaruar në një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë e tyre, janë të paregjistruara në autoritetet kompetente, apo ndodhen ose jo në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Deklarimi i bizneseve për kapitale apo pasqyrat financiare do të bëhet sipas përcaktimeve të Ministrisë së Financave. Audituesit që kanë kryer kontrollet e bilanceve të këtyre subjekteve që kanë nën deklaruar fitimet do të jenë të përjashtuar nga përgjegjësia lidhur me këto diferenca.

Nëpërmjet amnistisë bizneseve ju jepet mundësia të formalizohen, duke legalizuar bilancet e tyre, pasi fenomeni i të punuarit me bilance të dyfishta është prezent në Shqipëri ku shumë subjekte kanë kryer evazion fiskal përmjet fshehjes së të ardhurave. Pavarësisht se informaliteti nuk matet, vlerësime të tërthorta të bëra nga institucionet e huaja flasin për një nivel prej afro 30-40% në Shqipëri.

Falje fiskale e penale për mos deklarim pasurie!

Nisma e qeverisë parashikon një amnisti të plotë fiskale (duke ju falur detyrimet e papaguara nga mos deklarimi i të ardhurave) por dhe penale (duke i përjashtuar nga hetimi tatimor dhe procedimi penal për fshehje pasurie).

Në projektligjin e rishikuar ndryshe nga drafti i parë është vendosur kufizimi që pasuria luajtshme dhe e paluajtshme që lejohet të deklarohet vullnetarisht nuk duhet të kalojë vlerën maksimale 2 milionë euro. Nuk do të mund të deklarojnë pasuritë e fshehura të gjithë subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikatës familjare të tyre (politikanë, ministra, deputetë, president, gjyqtar, prokuror etj).

Përjashtohen nga përfitimi i amnistisë të gjitha subjektet e ligjit për parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, individët që janë shpallur ose që janë në proces shpallje për financim terrorizmi. Nuk përfitojnë ata subjekte për të cilët ka nisur procedura penale për evazion tatimor dhe doganor.

Njësi Speciale për deklarimin vullnetar të pasurisë!

Për të realizuar deklarimin e pasurisë do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive që është në varësi të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Kjo njësi që do organizohet dhe do funksionojë me urdhër të Ministrisë së Financave do të duhet që të sigurojë ruajtjen e kofidencialitetit të informacionit që disponon nga deklaruesit vullnetar, dhe në të njëjtën kohë duhet të marrë informacion nga shumë institucione të përfshira në procesin e deklarimit vullnetar. Të gjithë subjektet përfituese do ta bëjnë deklarimin vullnetar nëpërmjet një formulari vetë-deklarimi pranë njësisë së ngritur, dhe në nenin 9 pika 4 specifikohet se “në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indice apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të subjekteve përfituese”.

Pasi do të marrin formularin nga njësia, subjektet do të paraqiten në bankë duke dorëzuar një kopje të formularit për depozitimin e parave, më pas bankat pas verifikimit të vërtetimit pajis subjektin me vërtetim depozitimi dhe mbajtjen e tatimit, dhe menjëherë bankat apo institucionet e tjera financiare njoftojnë menjëherë Njësinë mbi depozitimin e shumës në të holla dhe përputhshmërinë e kësaj shume me vlerën e deklaruar në formular. Edhe për pasuritë e tjera të padeklaruara të paluajtshme, deklarimi do të bëhet pranë Njësisë.

Tatim me dy fasha për deklarimin e pasurive!

Subjektet përfituese të këtij ligji ndryshe nga drafti i parë do të kenë 9 muaj për të deklaruar dhe jo 1 vit. Si për paratë ashtu edhe për pasuritë e paluajtshme do të ketë dy fasha tatimore. 7% tatim për ata që bëjnë deklarimin për 4 muajit e parë dhe 10% tatim për ata që bëjnë deklarim 4 muajit e dytë. Të njëjtat fasha tatimi do të aplikohen edhe për bizneset. Ndërsa aktualisht tatimi është 15% për deklarimin e pasurisë. Ndërsa ata subjekte që kanë bërë deklarimin e parave në llogari dhe vendosin të investojnë në tituj shtetëror, bono thesari dhe obligacione jo më të vogla se 2 vite do ketë tatim më të ulët. 5% tatim për investimin e bërë në 4 muajit e parë dhe 7% tatim për 4 muajit e dytë.

Ndërsa në draftin e parë ishte parashikuar që deklarimi do të bëhej me 3 fasha. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 5%, të dytët 7% dhe të fundit që deklarojnë pasurinë paguajnë 10%.Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

Paratë do mbyllen në banka!

Paratë e deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5 vjeçare nga momenti i depozitimit, pasi nëse deklaruesi bën kërkesë për ti transferuar do ti mbahet si penalitet 30% të shumës së transferuar. Vlera e penalitetit kalon menjëherë nga bankat në thesarin e shtetit. Madje në pikën 3 të nenit 11 thuhet se subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shuma në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji.

Deklaruesit vullnetar të pasurive, të mbrojtur me ligj!

Të gjitha subjektet që do të deklarojnë pasuritë e tyre përjashtohen nga detyrimi i dhënies së informacionit pranë institucioneve përkatëse administrative në lidhje me kohën, mënyrën e krijimit, mbajtjen apo posedimin e pasurive të deklaruara.Nëpërmjet ligjit ju jepet garanci për mos-diskriminimin në të ardhmen, në procedurat e përllogaritjes së detyrimeve tatimore, ruhet konfidencialiteti, përjashtohen nga hetimi tatimor për evazion dhe ndjekjet penale si dhe nuk do të vendoset masë sekuestro apo konfiskim ndaj pasurive të deklaruara vullnetarisht.

Kritikat për amnistinë fiskale e penale!

Jo vetëm ekspertët vendas por edhe institucionet ndërkombëtare e kanë parë me skepticizëm realizimin e amnistisë fiskale e penale në Shqipëri, për shkak se paraqet rrezik serioz për pastrimin e parave.

“Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor”, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në vizitën përmbyllëse të Ekipit të FMN-së në Shqipëri më 19 maj.

Për shkak të kritikave dhe skepticizmit të ekspertëve dhe institucioneve të huaja, qeveria vendosi të tërhiqte variantin e parë për ta rishikuar atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë