
Pak e kishin menduar, por Liverpul ia ka dalë të bëjë përmbysjen e “çmendur” në “Anfield Road” duke fituar me “poker” 4-0 ndaj Barcelonës.
Katalanasit kishin fituar 3-0 në sfidën e parë në “Camp Nou”, por katër golat e sotëm i japin “të kuqve” “biletën” për në finalen e madhe të Champions-it.
Të besuarit e Klop, ndonëse me Salah në tribunë, e kanë nisur më së miri takimin duke gjetur golin e parë me Origin në minutën e 7-të. Me shifrat 1-0 dhe shpresën për kualifikim u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën Liverpul u rikthye frikshëm në lojë. I sapofutur në fushë, Uajnaldum shënon golin e dytë në minutën e 54.
Ndërkohë që kishin kaluar vetëm dy minuta, Uajnaldum ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me kokë pas një krosimi të Shaqirit. Ka qenë Origi që ka shënuar golin e katërt në minutën e 79-të duke elektrizuar tifozët në “Anfield”.
Stadiumi ka “shpërthyer” në festë në një ndeshje që do të mbesë në kujtesën e tifozëve për një kohë të gjaqtë.
gol origi 4-0 on Vidnews.
Përfundon pjesa e parë Liverpul-Barcelona, “të kuqtë” besojnë te përmbysja
Është mbyllur me shifrat 1-0 pjesa e parë e ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve Liverpul-Barcelona. Në “Anfield Road” u ndez shpejt festa, ku goli erdhi që në minutën e 7-të.
Një gabim i Zhordi Albas mban Liverpulin në zonën e “blaugranëve”. Handerson futet në zonë dhe godet, por pret Ter Shtegen, topi përfundon te Origi që nuk fal pranë zonës.
Mandej rastet nuk munguan për të dyja ekipet, që u përpoqën të shënonin përmes kundërsulmeve.
Për t’u përmendur rasti i Mesit në minutën e 16-të që u gjend shumë pranë portës, por ndërhyrja vendimtare e Van Dijk shmangu një gol gati të sigurt.
Liverpul tentoi disa herë të shënonte golin e dytë, ku një rast të mirë pati Robertson në minutën e 43-të, por topi i goditur prej tij u devijua nga Vidal në goditje këndi.
Te “të kuqtë” mungon lideri i ekipit Salah, ndërkohë që në fushë është rikthyer Xherdan Shaqiri, që së bashku me shokët e ekipit do të kërkojë përmbysjen e madhe në “Anfield Road”.
Një mision i vështirë ky duke marrë parasysh se katalanasit e kanë fituar sfidën e parë në “Camp Nou” me shifrat 3-0.
gol origi 1-0 on Vidnews.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply