Përfundon përballja Shqipëri-Francë, “gjelat” na mposhtin në shtëpinë e re

Ka përfunduar përballja Shqipëri-Francë dhe gjithçka u mbyllë në favor të “gjelave” 0-2.

Francezët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 7-të të pjesës së parë, ku një kros i Griezmann për Tolisso ka bërë që ky i fundit të mposhtë me kokë Berishën dhe goli i dytë u shënua nga Griezmann në minutën e 31-të.

Kështu kombëtarja e mbyll me humbje kualifikueset e “Euro 2020”, por gjithashtu inauguruan me humbje edhe stadiumin “Air Albania Stadium”.

Ndërsa kampionët e Botës konfirmohen forcë e parë në grupin H të kualifikueseve të “Euro 2020”.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Shqipërinë që mbyll kualifikueset në vendin e katërt në kuotën e 13-të pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet