Përfundon pas 1 ore takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA dhe presidentit Meta

Ka përfunduar pas një ore takimi mes të ngarkuarës me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Leyla Moses-Ones vajti në zyrën e presidentit Meta, pak minuta që nisi edhe seanca e Kuvendit, ku deputetët e mazhorancës dhe opozita e re po diskuton për shkarkimin e tij nga detyra.

Mësohet se e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA ka pasur në fokus shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta dhe situatën e “nxehtë” politike që po kalon vendi.

10.08-Kuvendi nis procedurat për shkarkimin e Metës, e ngarkuara me punë e SHBA i shkon në zyrë

E ngarkuara me punë e ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones pak minuta më parë ka shkuar në zyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa Kuvendi ka nisur proceduarat për shkarkimin e këtij të fundit.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së saj, por mesa duket se e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane do të flasë me presidentin Meta për situatën aktuale që ndodhet politika në Shqipëri dhe shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ishte pikërisht firmosja e këtij dekreti ajo që “zemëroi” kryeministrin Rama, i cili tani kërkon shkarkimin e Metës si president.

Kujtojmë se ditën e djeshme Meta takoi disa nga krerët e partive të djathta në vend, ku nisi bisedimet për një datë konsensuale për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërsa sot pasdite pritet që presidenti të zhvilloi një tjetër konferencë për shtyp.

Nuk dihet çfarë mund të ndodhë, por aktualisht priten zhvillime nga seanca plenare dhe a do të mundet mazhoranca të shkarkoj nga detyra Presidentin e Republikës, Ilir Meta?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet