Përfundon pas 1 ore takimi i Bashës me aleatët

Ka përfunduar pas 1 ore takimi i kreut të Partisë Demokratike dhe aleatëve të tij në selinë blu. Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit por kjo Basha i thirri ato menjëherë pas ftesës së hapur të bërë nga kryeministri Rama.

Ftesa e Ramës iu ishte drejtuar të gjithë drejtuesve të opozitës dhe erdhi si një letër publike nga rrjeti social “Facebook”, lidhur me finalizimin e Reformës zgjedhore.

Ndërkohë, në një dalje për media më herët gjatë ditës së sotme, Basha e konsideroi tallje dhe provokim ftesën e Ramës, ndërsa tha se prioriteti absolut për Shqipërinë është t’i jepet fund krizës politike.

Kujtojmë se dy ditë më parë Basha pati edhe një takim tjetër me aleatët, i cili u zhvillua në Durrës. Por ndryshe nga darka në Ishëm, ku kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mungonte, sot kjo e fundit iu bashkua në këtë takim krerëve të opozitës në selinë blu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet