Përfundon lidhja e dashurisë mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçaj

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj duket se i kanë dhënë fund historisë së dashurisë, që ishte thelluar me prezantimet e çiftit me familjet e njëri-tjetrit. Asnjëri prej tyre se ka pranuar lidhjen e tyre publikisht, ndërsa shpeshherë janë kapur nga paparacët.
Prej gati 2 vjetësh, Krenari dhe Luana kanë qenë bashkë, duke shijuar një histori të bukur dashurie me udhëtime të shtrenjta, por edhe me marrjen pjesë në festat familjare të njëri-tjetrit. Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie, që detyronte Luanën të udhëtonte drejt Prishtinës dhe Krenarin të vinte shpesh në Tiranë për të takuar të dashurën e tij…
Sipas diell-online.al prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre. Pasi ka mbyllur një sezon të ngjeshur me emisionin e saj “Shiko kush luan”, Luana i është bashkangjitur të motrës dhe kunatit në pushimet e tyre luksoze.
Ashtu edhe si ata vetë e kanë bërë të ditur, Marina, Getoari dhe Luana janë duke kaluar pushimet e tyre dimërore në fshatin St.Moritz të Zvicrës.
Nga ana tjetër Krenari gjendet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë.
Krenar Çoçaj është i akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo dyshen do ta shikojmë përsëri bashkë dhe pse jo, në altar së bashku.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet