Përfundon Eurovizion, triumfon Izraeli

Ka përfunduar nata finale e kompeticionit të Eurovizionit, ku mes 26 finalistëve ka triumfuar Izraeli. Shqipëria u përfaqësua me këngëtarin Eugent Bushpepa, por shqiptarët u ndjenë krenarë dhe valëvitën flamurin kuq e zi edhe për dy këngëtarët e tjerë me origjinë shqiptare, Ermal Metën që përfaqësonte Italinë si dhe Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron. Në këtë natë finale nuk munguan as surprizat por edhe incidentet, ku një fans u ngjit në skene gjatë kohës që po performonte këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe. Shqipëria arriti që të merrte 12 pikë nga Azerbajxhani, 6 pikë nga Maqedonia, 4 pikë nga Gjeorgjia, 7 pikë nga Austria, 7 pikë nga Britania e Madhe, 1 pikë nga Kroacia, 2 pikë nga Irlanda, 6 pikë nga Çekia, 10 pikë nga Islanda, 2 pikë nga Belgjika, 1 pikë nga Shqipëria, 6 pikë nga Qipro,  7 pikë nga Bullgaria, 7 pikë nga Greqia, 10 pikë nga Hungaria, 10 pikë nga Mali i Zi, 7 pikë nga Polonia, 4 pikë nga Sllovenia si dhe 10 pikë nga Portugalia. Ndërkohë që vendi ynë 12 pike ia ka dhënë Italisë.  Ndërkohë që vendi ynë mori edhe 58 pikë nga votimet e publikut nëpërmjet mesazheve telefonike. Finalja në fund mbeti mes tre shteteve Qipros, Austrisë dhe Izraelit i cili mori edhe fitoren me më shumë pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet