Përfundon afati, nuk ka asnjë ankimim nga kandidatët për kryeprokuror

Ka përfunduar afati për ankimim, i kandidatëve për kryeprokuror. Mësohet se asnjëri nga tre kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm nuk kanë paraqitur asnjë ankesë në lidhje me renditjen në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kujtojmë se në garë janë tre kandidatë, Olsion Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku, e cila u rendit e dyta nga KLP, kishte kërkuar nga ky i fundit një informacion të detajuar në lidhje me pikëzimin.

Ndërsa i gjithë informacioni ju vu në dispozicion ditën e sotme kryeprokurores në detyrë.

Ndërsa proceduara e radhës është që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dërgojë listën në Kuvend për votim. Nëse asnjë nga kandidatët nuk siguron shumicën e votave, votohet kandidati i renditur i pari në listë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet