
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R.
67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja.
Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply