Përfitimet shëndetësorë të mjaltit me kanellë

Përzierja e kanellës me mjaltë është përdorur për shekuj me radhë. Përfitimet shëndetësore që sjell ky kombinim janë të shumta. Mjalti nuk ka një datë skadence, përkundrazi. Mjalti është njësoj si vera, sa më shumë vite të qëndrojë akoma më i mirë dhe pafundësi vlerash ka. Njëkohësisht edhe kanella ishte aq e vlefshme një mijë vjet më parë sa vetëm një perandor mund ta merrte si një dhuratë. Në ditët e sotme për fat të mirë çdo kush mund të përfitojë prej tyre dhe më poshtë do të lexoni të gjitha përdorimet e kësaj përzierjeje.
Të gjitha përfitimet janë provuar shkencërisht.

Parandalon plakjen pasi antioksidantët e mjaltit dhe kanellës neutralizojnë radikalet e lira që janë në gjendje të shkatërrojnë indet dhe qelizat e trupit.

Përmirëson funksionin e zemrës
Mjalti dhe kanella ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare që janë raportuar të jenë shkaku më i zakonshëm i vdekjeve mbarë botën.
Lufton infeksionet bakteriale
Si mjalti ashtu dhe kanella kanë efekt antibakterial kështu që ju mund ta përdorni këtë përzierje jo vetëm kur jeni të ftohur por dhe kur vuani nga sëmundjet infektive të tilla si infeksionet e veshkave apo fshikëz.

Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak duke ulur këtë normë kur është shumë e lartë
Është provuar se mjalti mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak. Vetëm 17% e mjaltit është ujë, pjesa tjetër është kryesisht fruktozë dhe glukozë të cilat absorbohen me lehtësi nga trupi dhe nuk shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet