Përfaqësuesja e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror të hendbollit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U-21 ka shkruar sot historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Përfaqësuesja kosovare e U-21 fitoi finalen me “Taipein” kinez, me rezultat 30:26, në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, të organizuar në Prishtinë.

“Dardanët” dominuan tërë ndeshjes, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para mbi 1 mijë tifozëve.

Mësohet se Kampionati Botëror i hendbollit do të zhvillohet në Spanjë nga 16 e deri më 28 korrik të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet